Seks për herë të parë: 6 këshilla të miratuara nga eskpertët!

spot_imgspot_img

Të jeni nervozë për herën e parë është krejt normale. Edhe nëse jeni gati, në mendje mund të keni shumë pyetje dhe shqetësime. Për të qetësuar disa nga frikërat më të zakonshme për herën e parë, 3 ekspertë seksi, Collette Gee, Casey Tanner dhe Shamyra Howard japin këshilla specifike dhe të rëndësishme që duhet të keni parasysh.

  1. Konsultohuni me veten

A jeni gati ta bëi këtë sepse dëshironi ju apo sepse dikush tjetër po ju „ushtron presion“ (indirekt ose jo) për ta bërë? Komunikoni pritshmëritë tuaja me partnerin dhe pyesni veten: „A e di partneri im se është hera ime e parë? Nëse jo, pse?“

  1. Përqendrohuni në përvojën tuaj unike

Sigurisht që do të lexoni me qindra histori dhe eksperienca në Reddit apo Google. Eksperiencat mund të jenë të ngjashme, por mund të jenë edhe tërësisht ndryshe. Përjetimi juaj do të jetë unik. Fokusohuni te kjo mbi të gjitha. Për shembull, Howard thotë se pasi kishte lexuar me qindra histori dhimbjeje për herën e parë, „përgatitja dhe bindja që kishte për dhimbjen kontribuoi në sikletin që ndjeu“.

  1. Lubrifikimi është çelësi

Duke shpjeguar se trupi juaj mund të marrë kohë për t’u përshtatur me penetrimin, Tanner sugjeron të përdorni shumë lubrifikant.

Edhe nëse keni përjetuar depërtim përmes gishtërinjve, përdorimit të  tamponëve, ose një vizite te gjinekologu, seksi penetrues me një penis është ndryshe. Ju mund të keni nevojë për më shumë lubrifikim, ose për të lëvizur më ngadalë. Tregohuni të durueshëm dhe mos pranoni një partner që s’është i durueshëm me procesin tuaj.

  1. Mbrojtja është kryesore

Së bashku me gjetjen e një partneri që do të respektojë ritmin dhe nevojat tuaja, sigurohuni që ata gjithashtu të respektojnë dëshirën tuaj për të përdorur mbrojtje. Flisni paraprakisht për mënyrat e mbrojtjes dhe sigurohuni të ndiqni praktika të sigurta seksi.

  1. Orgazma nuk është domosdoshmërisht qëllimi

Përpiquni të mos e barazoni „suksesin e herës së parë“ me orgazmën. Është mjaft e vështirë që të dy, ti dhe partneri ta përjetoni gjatë herës së parë, jo sepse seksi s’mund të jetë i bukur, por sepse ju akoma po mësoni se çfarë funksionon për trupin tuaj. Nëse nuk përjetoni orgazëm, nuk do të thotë që ju ose partneri juaj keni bërë diçka të gabuar.

  1. Pornoja s’është jeta e vërtetë

Fantazitë, pornografia, erotika ose skenat seksuale kinematografike nuk janë në thelb të këqija, por shpesh herë idetë që krijojmë bazuar tek to nuk janë gjithmonë e vërteta.

Burimi: Elite Daily

 

Shpërndaje postimin:

spot_imgspot_img

Të popullarizuara

spot_imgspot_img

Artikuj të ngjajshëm
Artikuj të ngjajshëm

Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

Çfarë është shtatzënia ektopike?

Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...