Studim: Tullacët po e vuajnë më shumë Coronavirusin

spot_imgspot_img

Burrat tullac mund të jenë më të rrezikuar të vuajnë nga gjendja e rënduar nga virusi që shkakton sëmundjen Covid-19, tregojnë prova të reja.Sipas mediumit britanik ‘The Telegraph‘, lidhja është aq e fortë sa që disa studiues sugjerojnë që të qenit tullac duhet të konsiderohet një faktor rreziku, të cilën ata po e quajnë “shenja Gabrin”.

Emërtimi vjen pas mjekut të parë amerikan që vdiq nga Covid-19 në Shtetet e Bashkuara, Dr. Frank Gabrin, i cili ishte tullac. “Ne me të vërtetë mendojmë se të qenit tullacës është një parashikues i përsosur i ashpërsisë së simptomave”, deklaroi Dr. Carlos Wambier, autori kryesor prapa studimit, të realizuar nga Universiteti Brown.

Të dhënat që nga fillimi i shpërthimit në Wuhan, Kinë, në janar kanë treguar se burrat kanë më shumë të ngjarë të vdesin pasi të infektohen me koronavirusin. Në Mbretërinë e Bashkuar, një raport i kësaj jave nga Shëndeti Publik i Anglisë zbuloi se meshkujt në moshë pune ishin dy herë më të predispozuar se femrat që të vdisnin pasi u diagnostikuan me Covid-19.

Shpërndaje postimin:

spot_imgspot_img

Të popullarizuara

spot_imgspot_img

Artikuj të ngjajshëm
Artikuj të ngjajshëm

Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

Çfarë është shtatzënia ektopike?

Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...