A ndikon ushqyerja me gji dhe përdorimi i pompës tek forma e gjoksit?

spot_imgspot_img

Dihet që qumështi i gjirit sjell përfitime të mëdha për fëmijët dhe për trupin e nënës, pavarësisht faktit nëse ajo e ushqen direkt fëmijën me gji apo e pompon qumështin. Pavarësisht kësaj, shumë nëna pyesin veten se çfarë do të ndodhë me format e tyre trupore pas ndalimit të ushqyerjes së fëmijës me gji dhe si varion kjo nga ushqyerja direkte me gji tek metoda me pompë.

Si të gjitha aspektet e mëmësisë, edhe ndryshimet në pjesën e gjoksit ndryshojnë nga një nënë tek tjetra. Madhësia e gjoksit thuajse gjithmonë ndryshon gjatë ushqyerjes me gji. Prodhimi i qumështit të gjirit zgjeron lëkurën e gjoksit, ç’ka mund të shkaktojë varje të gjoksit në një periudhë të mëvonshme (megjithatë edhe kjo varet edhe nga gjenet).

Sakaq, përdorimi i pompës së gjirit mund të shkaktojë ndryshime në pjesën e thithkave, si zgjerimi i tyre, pasi pompa ka fuqi thithëse më të madhe sesa fëmijët. Pompimi i gjoksit nuk duhet të shkaktojë kurrësesi dëmtime të gjoksit dhe nëse ju ndodh një gjë e tillë, provoni të ndryshoni përmasat e kokës së pompës, provoni një fuqi më të ulët, ose kontrollohuni tek mjeku për ndonjë problem tjetër shëndetësor.

 

Shpërndaje postimin:

spot_imgspot_img

Të popullarizuara

spot_imgspot_img

Artikuj të ngjajshëm
Artikuj të ngjajshëm

Dashuria & Martesa: Zgjidhje pa zhurmë

Zbulo si të zgjidhësh keqkuptime në çift pa ngritur zërin: përgatitje, dëgjim aktiv, kufij të qartë dhe hapa të vegjël që e mbajnë lidhjen të sigurt.

Materiale dhe shtresa për mot të ndryshueshëm

Zgjidh materiale që zgjasin dhe shtreso me mend për ditë me diell, erë dhe shi mes Kosovës e Zvicrës. Udhëzues praktik për rehat dhe jetëgjatësi.

COVID dhe shtatzënia: planifikim i sigurt

Po planifikon shtatzëni pas COVID-19? Ja si të zgjedhësh kohën, përgatitjen dhe bisedat e duhura me mjekun e partnerin, që të nisësh e sigurt.

Trupi‑Lëkura: ide vjeshtë për stilin e përditshëm

Shtresa, tekstura dhe kujdes minimal për lëkurën: si ta rifreskosh stilin e përditshëm në vjeshtë me rrobat që tashmë i ke, pa shpenzime të panevojshme.