Llojet e rralla të dhimbjes së kokës dhe shkaqet e tyre

spot_imgspot_img

Dhimbjet të kokës janë një problem shëndetësor që prek shumë shqiptarë.Në artikuj të ndryshëm, jeni informuar më shumë për dhimbjet e kokës si pasojë e tensionit, dhimbjet e kokës të përsëritura, ato si pasojë e problemeve me shikimin, sinozitin, heqja dorë nga kafeina apo migrena, shkruan ” U.S. National Library of Medicine”.

Ekspertët më në zë të mjekësisë, kanë identifikuar shumë lloje të dhimbjeve të kokës dhe për t’i dalluar ato nga njëra tjetra, ata shqyrtojnë në detaje simptomat, kohëzgjatjen dhe frekuencën e tyre.

Sipas ekspertëve, çdo lloj dhimbje koke ka një historik të veçantë.

Më poshtë do të mësoni për disa lloje të veçanta të dhimbjeve të kokës të cilat gjithësesi mund të prekin këdo.

Dhimbje koke si pasojë e sforcimit fizik
Këto dhimbje koke ndodhin pak pas një aktiviteti të caktuar fizik ose një sforcimi që mund të ndodhë edhe nga e qeshura.

Sforcimi fizik, pavarësisht intensitetit, rrit presionin e lëngjeve të shtyllës kurizore drejt kokës për një kohë të shkurtër.

Presioni shkakton dhimbje e cila mund të zgjasë maksimumi një orë.

Dhimbjet e kokës si pasojë e tensionit
Kjo dhimbje është e gjitha e lidhur me tensionin e gjakut, veçanërisht atë të lartë.

Kur tensioni është shumë i lartë, truri vuan nga mungesa e gjakut.

Kjo dhimbje është më e keqe në mëngjes dhe pakësohet gjatë ditës.

Kjo dhimbje shfaqet kryesisht mbrapa koke.

Dhimbje koke si pasojë e inflamacionit
Dhimbjet e kokës si pasojë e inflamacionit vërehen kryesisht tek grupmoshat mbi 60 vjeç.

Ata kanë dhimbje rreth veshëve sidomos kur përtypen.

Rreth një e treta e personave që preken nga këto dhimbje kanë edhe probleme me shikimin si pasojë e inflamacionit.

Dhimbjet shokuese të nofullës
Me kalimin e moshës, dhimbjet e kokës përqendrohen në zonën e nofullës dhe në pjesët anësore të kokës.

Dhimbja është shumë e fortë dhe krahasohet me një shok elektrik.

Kjo dhimbje mund të nxitet edhe nga dhëmbët por edhe larja e fortë e dhëmbëve dhe ndodh si pasojë e shtypjes së një ene gjaku të caktuar ose nervi.

 

Shpërndaje postimin:

spot_imgspot_img

Të popullarizuara

spot_imgspot_img

Artikuj të ngjajshëm
Artikuj të ngjajshëm

Mbrëmje lojërash pa ekrane: aktivitete të thjeshta për të ndërtuar kujtesën dhe bashkëpunimin familjar

Udhëzime praktike dhe ide të thjeshta pa ekrane për mbrëmje familjare që nxisin vëmendjen, rikujtimin dhe bashkëpunimin — me frymëzim nga burime arsimore të hapësirës.

Dekor i dhomës së gjumit për stinën: ide ripërdorimi me materiale të zakonshme

Si t'i japim dhomës së gjumit një pamje të freskët sezonale duke ripërdorur materiale të zakonshme, pa harruar masat e sigurisë për kimikatet, ngjitësit dhe ndriçimin.

Si të përditësoni veshjen për kalimin sezonal me copa që tashmë i keni

Udhëzime praktike për ta rifreskuar garderobën tuaj sezonalisht duke përdorur pjesët që keni, me fokus tek aksesorët dhe ndryshimet e thjeshta në rutinën e kujdesit për flokët që mbrojnë pamjen gjatë diellit dhe notit.

Si ndërtohet hapi‑pas‑hapi një projekt krijues: prapaskena dhe vendime kryesore (format shpjeguese)

Udhëzues praktik hapi‑pas‑hapi mbi ndërtimin e një projekti krijues: nga ideja dhe dokumentacioni, në bashkëpunime, financim dhe zbatim, me theks tek ruajtja e vlerave kulturore dhe përputhja me rregulloret.