6 këshilla të thjeshta për të mos u sëmurur këtë dimër

spot_imgspot_img

Qëndroni të shëndetshëm gjatë gjithë vitit me këto këshilla të thjeshta.Gripërat dhe virozat e dimrit shpesh na bëjnë të lëmë punën disa ditë ose të anulojmë planet për pushime dimërore, shkruan “Living”.

Parandalimi është metoda më e mirë për të stopuar hyrjen e baktereve dhe viruseve në trup.

Qëndroni të shëndetshëm gjatë gjithë vitit me këto këshilla të thjeshta:

Higjenizuesi i duarve

Një higjenizues duarsh i vogël mund t’ju mbajë larg sëmundjeve në dimër. Shmangni higjenizuesit me triklosan (një kimikat antimikrobial që dëmton zemrën) dhe mbajini ata në çantë ose makinë për një dezinfektim të shpejtë të duarve.

Stresi

Personat e prekur nga stresi ose mendimet negative janë më të prirur ndaj sëmundjeve. Kur vuajmë nga lodhja mendore, imuniteti jonë ulet. Forcojeni sistemin tuaj imunitar me meditim, joga ose thjesht duke u relaksuar në divanin e shtëpisë. Mos harroni të merrni një ditë pushim të paktën njëherë në javë për të evituar mbilodhjen.

Qëndroni ngrohtë

Qëndroni sa më ngrohtë gjatë sezonit të ftohtë. I ngrohti mbron sistemin imunitar dhe pengon bakteret dhe viruset të depërtojnë përmes lëkurës. Shmangni veshjet prej materialesh me bazë kimikatesh. Zgjidhni veshje të pambukta dhe të ngrohta prej leshi.

Mbani pastërti

Lani duart shpesh dhe shmangni sapunët antibakterialë që përmbajnë triclosan. Përdorni sapunët e zakonshëm. Mësoni fëmijët të lajnë duart në mënyrë që të mos kontaminojnë lodrat ose ushqimet.

Mos harroni mëngjesin

Mëngjesi është vakti më i rëndësishëm i ditës. Njerëzit që hanë mëngjes rregullisht janë më pak të prirur të sëmuren dhe kanë më shumë energji gjatë ditës.

Probiotikët

Një stomak i fortë dhe bakteret e mira forcojnë sistemin imunitr. Ushqimet e pasura me probiotikë prandalojnë të ftohtin dhe gripin tek fëmijët. Sidomos fëmijët që kanë ves të fusin gjithçka në gojë.

 

Shpërndaje postimin:

spot_imgspot_img

Të popullarizuara

spot_imgspot_img

Artikuj të ngjajshëm
Artikuj të ngjajshëm

Kosovarja — pasditet familjare 20–30 minutëshe për ruajtjen e gjuhës dhe tregimeve shqipe në diasporë (Zvicër)

Udhëzues praktik për familjet shqiptare në Zvicër: aktivitete 20–30 minutëshe që lidhin, stimulojnë mësimin e gjuhës dhe mbështesin zakonet e ushqimit të shëndetshëm për fëmijët.

Trend: Si të njihni fibrat dhe të zgjidhni rroba që zgjasin — udhëzues praktik për gra dhe familje

Si të njihni fibrat dhe të blini rroba që zgjasin: një udhëzues praktik për të lexuar etiketat, inspektuar qepjet, bërë prova në dyqan dhe verifikuar politikën e riparimit — bazuar në udhëzimet e BE-së dhe analizat mjedisore evropiane.

Supë familjare e thjeshtë me perime sezoni — recetë dhe këshilla për drekë të shpejtë

Recetë e thjeshtë për supë familjare me perime sezoni, përgatitur shpejt dhe në mënyrë të sigurt. Përmban udhëzime për përbërës, përgatitje, këshilla ushqimore dhe higjienë në kuzhinë.

Shëndeti | Gruaja: simptomat e zakonshme dhe kufijtë kur duhet kërkuar kujdes mjekësor

Udhëzues i drejtëpërdrejtë mbi simptomat që gratë zakonisht vërejnë, sinjalet që nuk duhet injoruar dhe kufijtë se kur duhet kërkuar kujdes mjekësor, me këshilla parandalimi.