3 përbërësit “sekret” që duhet të përdorni për të pastruar trupin nga toksinat

spot_imgspot_img

Pastroni trupin nga toksina që rrezikojnë shëndetin tuaj; 3 përbërësit “sekret” që duhet të përdorni.

Trupi jonë është i ngarkuar me toksina pasi ato gjenden në ajër ujë dhe në ushqimet që ne konsumojmë, shkruan “Living”.

Për këtë arsye duhet të kujdesemi për trupin tonë dhe më poshtë është një recetë e vjetër.

Mjaltë, uthull dhe limon, receta e pastrimit të organizmit

Kjo është receta e një lëngu krejt natyral me veti pastruese të gjakut dhe të gjithë organizmit nga toksinat.

Përbërësit:

1 gotë ujë i vakët ose i ngrohtë,

2 lugë gjelle uthull molle

2 lugë gjelle lëng limoni

1 lugë çaji xhenxhefil të grirë,

Çerek luge çaji kanellë

1 majë luge çaji spec djegës të kuq

1 lugë çaji mjaltë.

Përgatitja:

Hidhini të gjithë përbërësit në ujë dhe pijeni menjëherë. Përveç se pastron gjakun dhe organizmin nga toksinat, ky lëng ju jep gjallëri dhe energji të menjëhershme.

Toksinat janë përgjegjëse jo vetëm për plogështinë, humorin e keq dhe fryrjen ndaj ky lëng ju shërben në disa fronte. Uthulla e mollës ka aftësinë të përmirësojë metabolizmin dhe të pastrojë mëlçinë, gjakun dhe sistemin limfatik.

Lëngu i limonit ka një efekt alkalin dhe rregullon nivelet e pehashit në organizëm. Ai luan jo vetëm një rol pastrues por i bën mirë edhe lëkurës për shkak të pranisë së vitaminës C. Kanella, speci djegës dhe xhenxhefili, luftojnë inflamacionin dhe bëjnë mirë për rënien nga pesha.

Mjalti nga ana tjetër shërben jo vetëm për ëmbëlsi por edhe e fuqizon trupin me antioksidantë që luajnë efekt mbrojtës afat-gjatë dhe të qëndrueshëm ndaj toksinave.

 

 

Shpërndaje postimin:

spot_imgspot_img

Të popullarizuara

spot_imgspot_img

Artikuj të ngjajshëm
Artikuj të ngjajshëm

Hyrja e shtëpisë: organizim që mikpret

Kthe hyrjen në një kënd mikpritës: rend i zgjuar, siguri e qetë dhe dekorime të ngrohta që përshëndesin familjen dhe mysafirët pa rrëmujë.

Flokët: Organizimi i produkteve dhe kujdesi i shpejtë

Ndarje e zgjuar e produkteve, kontroll i afateve dhe rutinë 10‑minutëshe që mbron flokët nga dielli, klori dhe stinët – praktikisht, çdo ditë.

Foshnja juaj: Rutinë ushqimi dhe siguri 6–12 muaj

Një udhëzues i ngrohtë dhe praktik për ushqimin dhe sigurinë e foshnjës 6–12 muaj: rutinë e qëndrueshme, hapa të thjeshtë dhe mjedis i sigurt në shtëpi.

Gardërobë kapsulë për mot të ndryshueshëm

Ndërto një gardërobë kapsulë që përballon shi, erë dhe diell brenda ditës, me materiale që zgjasin dhe kombinime praktike Kosovë–Zvicër.