‚Sindromi i vdekjes së papritur tek foshnjet dhe parandalimi i tij

Edhepse është sindrom i rrallë, vdekja e papritur e foshnjës mund të ndodhë. Bëhet fjalë për frikën e të gjithë prindërve të rinj në moshë. Nuk është e ditur arsyeja e saktë e këtij sindromi sepse një numër i vogël i foshnjeve vdesin në gjumë gjatë vitit të parë.

Për çfarë bëhet fjalë?

Ky sindrom më shpesh godet në foshnjet 1 deri në 4 muajshe ndërsa në 90% të rasteve përfshin foshnjet nën 6 muaj. Zakonisht vdekja ndodh në djep mes orës 10 të mëngjesit dhe 10 të mbrëmjes. Edhepse nuk dihet saktë arsyeja e këtyre vdekjeve, këshillohen prindërit dhe të gjithë që përkujdesen për foshnjet t’u përmbahen disa rregullave.

Shumica e ekspertëve besojnë se ky sindrom shfaqet si pasojë e ndonjë dobësie të fshehur tek foshnja (zemër të pazhvilluar, problem me frymëmarrjen) ose për shkak të frikës së papritur, duke fjetur në bark, shtretër tepër të butë në periudhën më të cenueshme të zhvillimit. Disa studime tregojnë se foshnjet që kanë vdekur në këtë mënyrë kanë pasur nivel të ulët të sratoninës që e rregullon frymëmarrjen, punën e zemrës dhe tensionin e gjakut gjatë gjumit. Besohet se foshnje të caktuara janë në rrezik më të madh: foshnjet që lindin para kohe, ato me peshë trupore të vogël, ato që kanë patur më tepër binjakë, që kanë patur ndonjë shok dhe ato që flejnë në bark.

Si të zvogëloni rrezikun

Nuk ekzistojnë veprime apo barëra që ju garantojnë se do ta ndalojnë sindromin e vdekjes së papritur, mirëpo ca veprime e zvogëlojnë rrezikun.

Pozita fjetur

Lereni foshnjen të flejë në shpinë. Sigurisht që do të lejoni fëmijën të qëndrojë shtrirë edhe në bark, pasiqë i zhvillohen muskujt e qafës mirëpo këtë duhet bërë nën mbikqyrjen tuaj direkte dhe gjatë tërë kohës.

Fjetja në bark mund të shkaktojë gulçim, mungesë të oksigjenit, rritje të temperaturës së trupit. Normalisht që nuk e lejoni fëmijën të jetë fjetur në krah sepse ashtu mund të rrotullohet në bark, andaj që të jeni të sigurtë kontrollojeni foshnjen herë-pas-here.

Djepi

Fëmija duhet të flejë në dyshek të fortë dhe të sheshtë pa jastëqe dhe lodra. Mos e lejoni foshnjen të flejë jashtë krevatit, në divan, jastëk apo shtretër të ujit. Nuk është e këshillueshme as të flejë me prindërit e tyre, ekspertët besojnë se kjo rrit rrezikun e këtij sindromi.

Rreziqet tjera

Në dhomën e foshnjes duhet të ketë ndalesë të prijes së duhanit, ndërsa të dy prindërit duhet të rrini larg duhanit dhe alkoolit gjatë muajve të parë të foshnjes. Këshillohuni me pediatrin, shkoni në vizitat e nevojshme dhe lereni të marrë vaksinat mbrojtëse. Mbani në gji sa të mundeni, së paku 6 muaj që të zvogëloni rrezikun e këtij sindromi. Është interesante të ceket se ky sindrom është më i rrallë tek foshnjet që përdorin biberona.

Mos u frikësoni, këto masa të kujdesit janë plotësisht normale… Dëgjoni instinktin tuaj.

kosovarja.ch