Ka diçka që i tërheq gratë më shumë se gjithçka tjetër tek një burrë

spot_imgspot_img

Ti mund të jesh Tom Hardy, por nëse nuk je zemërgjerë me kamerierin që po të shërben, nuk do t’i hysh për shumë gjatë në sy vajzës tek tavolina përballë! Referuar studimeve të fundit, ka diçka që i tërheq vajzat më shumë sesa thjesht një fytyrë apo trup i këndshëm: burrat altruistë!Në një përfundim të tillë ekspertët arritën në fund të eksperimentit. Ata i treguan vajzave fotografi të meshkujve të ndryshëm të shoqëruar me përshkrimin e sjelljes së tyre në situata të ndryshme: përshembull, nëse do i blinin apo jo sandëich një të pastrehu apo nëse do ndihmonin apo jo një fëmijë që po mbytej).

Rezultatet treguan se shumica prej tyre preferonin meshkujt altruistë. Kjo preferencë ndikonte edhe tek preferenca për tërheqjen fizike. Sigurisht idealja do të ishte një burrë altruist dhe fizikisht tërheqës, por nëse do të duhej të zgjidhnin një partner për një lidhje afatgjatë, gratë preferuan një burrë altruistë dhe jo fizikisht të bukur në krahasim me një burrë tërheqës, por që s’e zotëron këtë tipar.

Duke marrë parasysh natyrën e grave dhe nevojën për siguri dhe qëndrueshmëri një tipar si altruizmi tek partneri i jetës vlen shumë më tepër sesa një fizik i këndshëm!

Burimi: Independent

 

Shpërndaje postimin:

spot_imgspot_img

Të popullarizuara

spot_imgspot_img

Artikuj të ngjajshëm
Artikuj të ngjajshëm

Nadja Räss fiton Çmimin e Madh Zviceran të Muzikës 2026

Jodlerja dhe pedagogia Nadja Räss është fituese e Çmimit të Madh Zviceran të Muzikës 2026. Rrugëtimi i saj lidh traditën alpine me edukimin, skenën bashkëkohore dhe trashëgiminë e UNESCO-s.

Produkte pastrimi që nuk duhen përzier: udhëzues i sigurt për shtëpinë

Një “truk” viral mund të krijojë avuj toksikë. Mësoni pse zbardhuesi nuk përzihet me pastrues të tjerë dhe cilat hapa e bëjnë pastrimin më të sigurt.

Goditja nga nxehtësia apo lodhje prej vapës? Shenjat kur duhet kërkuar ndihmë menjëherë

Marramendja, dobësia dhe djersitja e madhe mund të tregojnë lodhje nga nxehtësia, ndërsa hutimi ose humbja e vetëdijes janë shenja alarmi. Ja si të veproni dhe kur duhet kërkuar ndihmë urgjente.

Para kthimit në shkollë: si t’ia rregulloni fëmijës gjumin dhe rutinën pa presion

Kalimi nga pushimet te shkolla nuk duhet bërë brenda një nate. Ja si të rikthehen gradualisht gjumi, mëngjesi dhe përgatitja emocionale e fëmijës, pa kërcënime ose presion të panevojshëm.