Kur është koha e duhur për të marrë vitaminat gjatë ditës

spot_imgspot_img

Shumë njerëz marrin një ose disa vitamina gjatë ditës për të plotësuar dietën e tyre. Por, a ka rëndësi koha kur i konsumoni? A ka ndonjë kohë të veçantë se kur duhet t’i pini?Ekspertët bashkohen me idenë se vitaminat duhet të merren pothuajse në të njëjtën kohë, çdo ditë. Pra, ka rëndësi që të mos u ndryshoni orarin. Nga ana tjetër, me rëndësi të madhe është edhe absorbimi – pra thithja e tyre nga organizmi. Nuk mjafton vetëm t’i vendosni në gojë dhe t’i pini.

Disa vitamina absorbohen më mirë kur merren me ushqim. Këto përfshijnë suplemente të tretshme në yndyrë si vitaminat A, D, E dhe K, sipas Medical News Today.

Suplementet minerale si magnezi, zinku dhe kalciumi nuk absorbohen mirë kur merren së bashku. Ata luftojnë njëri-tjetrin, gjë që mund të eleminojë efikasitetin e përgjithshëm. Merrini individualisht, mundësisht pas një vakti për të shmangur shqetësimet në stomak.

Vitaminat B, të cilat përfshijnë niacin, acid folik, tiamin dhe riboflavinë, përveç B6 dhe B12, sigurojnë energji pas konsumit. Për këtë arsye, do të ishte mirë që t’i konsumoni në mëngjes.

Disa vitamina mund të ndërveprojnë me ilaçet, kështu që para se t’i bëni pjesë të rutinës suaj, konsultohuni paraprakisht me mjekun ose farmacistin.

 

Shpërndaje postimin:

spot_imgspot_img

Të popullarizuara

spot_imgspot_img

Artikuj të ngjajshëm
Artikuj të ngjajshëm

Pilaf shtëpie me aromë moderne: receta tradicionale shqiptare për drekë familjare

Recetë e përditësuar e pilafit shtëpiak që kombinon shijen tradicionale shqiptare me zgjedhje më të shëndetshme: drithëra integralë, perime stinore dhe këshilla për higjienën dhe ruajtjen e vakteve.

Parashikim argëtues për 12 shenjat — 30 gusht 2026 (dashuri, punë, mirëqenie)

Parashikim argëtues për 12 shenjat më 30 gusht 2026: një lexim i lehtë për dashuri, punë dhe mirëqenie që synon vetëm argëtimin e ditës suaj.

Si të ripërshtatni rrobat verore për vjeshtë pa blerje: ide praktike për stil dhe mirëmbajtje

Udhëzues praktik për të shndërruar pjesët verore në kombina vjeshte pa blerje: si të zgjidhni, riparoni, shtresoni dhe kombinoni ngjyrat në mënyrë të qëndrueshme.

Si t’i lani dhe t’i ruani rrobat e fëmijëve: këshilla praktike për familje të zënë

Udhëzime të qarta dhe të përgjegjshme për larjen dhe ruajtjen e rrobave të fëmijëve, me fokus te siguria ndaj kimikateve, parandalimi i aksidenteve dhe masat e para në rast helmimi.