Sa do të jetë i gjatë fëmija juaj dhe çfarë duhet të dini për rritën e tyre?

spot_imgspot_img

Besojmë që nuk keni ditur që vajzat zakonisht lindin me më shumë inde yndyrore, ndërkaq djemtë me rastin e lindjes janë më të gjatë dhe më të rëndë.

Në fillim bebet e gjinisë mashkullore rriten shumë më shpejt, mirëpo situata ndryshon në muajin e shtatë kur ngadalësojnë rritjen.

Kështu nuk është rasti te vajzat – ato deri në vitin e katërt rriten mjaft më shpejt se djemtë, andaj mos u befasoni kur dëgjoni që vajzat janë më të avancuara.

Megjithatë, djemtë i arrijnë ato në rritjen e tyre diku rreth moshës tetëvjeçare, ndërsa muskulatura e trupit shton në peshë që nga mosha nëntëvjeçare.

Faktorët e rëndësishëm

Ekzistojnë faktorë të rëndësishëm gjenetikë të cilët ndikojnë në rritën, zhvillimin dhe ndërtimin e fëmijëve. Një nga më të rëndësishmit është gjatësia e prindërve.

Pra, nëse ju dhe partneri jeni më të gjatë se mesatarja edhe fëmijët tuaj gjithashtu do të jenë të gjatë, mirëpo nëse gjyshet dhe gjyshërit kanë qenë shtatshkurtër kjo mund të prishë statistikën.

Llogaritja interesante

Nëse keni vajzë – matni gjatësinë e saj kur t’i mbushë 21 muaj dhe shumëzojeni me numrin 2. Kjo përafërsisht i afrohet gjatësisë të cilën do ta ketë fëmija kur të rritet.

Nëse keni djalë – prisni t’i mbushë 24 muaj dhe dyfishoni gjatësinë e atëhershme të tij, sepse ai numër do të jetë i përafërt me gjatësinë të cilën do ta ketë kur të rritet.

Shpërndaje postimin:

spot_imgspot_img

Të popullarizuara

spot_imgspot_img

Artikuj të ngjajshëm
Artikuj të ngjajshëm

Kufij të shëndetshëm në rrjetet sociale për adoleshentë

Krijo rregulla të thjeshta dhe të zbatueshme për rrjetet sociale që ruajnë fokusin shkollor, gjumin dhe mirëqenien. Shembuj praktikë, dialog me prindërit dhe ide “detoks”.

Si dalloni materialet që zgjasin rrobat

Udhëzues praktik Trend nga Kosovarja: si ta njohësh në dorë një material të qëndrueshëm, cilat prova të bësh në dyqan dhe si ta ruash rrobën më gjatë.

Kujdesi për jetën seksuale në dashuri

Udhëzues praktik dhe i ngrohtë për komunikim, pëlqim, rituale intimiteti dhe siguri – hapa të thjeshtë që e mbajnë jetën seksuale të gjallë brenda lidhjes.

Dashuri pa konflikte: si zgjidhni keqkuptimet

Keqkuptimet s’duhet të bëhen grindje. Zbulo hapa praktikë për biseda të qeta, dëgjim aktiv dhe kufij të qartë në çift, të përshtatshme për Kosovë, Zvicër dhe diasporë.