Kur të dy prindërit punojnë fëmijët zhvillojnë më shpejt shkathtësitë dhe të folurit

spot_imgspot_img

Fëmijët e nënave të punësuara më shpejt avancojnë se fëmijët e nënave të cilët janë amvise, është rezultat i hulumtimit të Universitetit të Oxfordit dhe Shkollës Londineze të Ekonomisë.Shkuarja e përditshme në çerdhe apo te gjyshja dhe gjyshi përmirëson aftësitë siç janë të folurit, interaksionin social apo shkathtësinë për t’u veshur vetë.

Shkencëtarët kanë verifikuar testet në katër zona zhvillimore, ndërsa fëmijët, prindërit e të cilëve janë të punësuar, kanë arritur deri në 10 për qind rezultate më të mira.

– Kjo do t’i qetësojë prindërit dhe t’i bindë që dërgimi i fëmijëve në kopsht nuk ndikon negativisht në zhvillimin e tyre, ka thënë Laurence Roope nga Oxfordi, njëra nga autorët e studimit.

Deri te këto përfundime është arritur sepse fëmijët e përfshirë në aktivitete stimuluese kur janë bashkë me fëmijë të tjerë përmirësojnë motoriken e tyre.

– Duket që lidhja ndërmjet prindërve dhe fëmijëve nuk është edhe aq qenësore, aq më parë nëse njëri prind është i lodhur, i pakënaqur apo nën stres – vijon Laurence Roope.

Në kushtet ideale prindërit punojnë dhe fitojnë mjaftueshëm, ka theksuar ajo, andaj fëmija mund marrë pjesë në një numër më të madh aktivitetesh të cilat ndikojnë pozitivisht në zhvillimin e tyre.

Ky hulumtim ia ka qetësuar ndërgjegjen shumicës së prindërve, të cilët nuk mund të qëndrojnë në shtëpi me fëmijët e tyre.

 

Shpërndaje postimin:

spot_imgspot_img

Të popullarizuara

spot_imgspot_img

Artikuj të ngjajshëm
Artikuj të ngjajshëm

Rutinë pas‑shkollore praktike për fëmijën tuaj

Ndërto një pasdite të qetë e të dobishme me hapa të vegjël: mbërritje pa stres, detyra me ritëm, lexim, lojë dhe ushqim të shpejtë e të shëndetshëm.

Make UP: Organizimi i kozmetikës dhe afatet

Riorganizo kutinë e make up-it, lexo saktë afatet dhe krijo një rutinë të sigurt, të thjeshtë dhe të shpejtë me këshillat praktike të Kosovarja.

Paragjella: Planifikimi i vakteve javore

Udhëzues praktik nga Kosovarja për menu javore të balancuara, parapërgatitje të thjeshtë dhe higjienë të sigurt në kuzhinë — kursen kohë dhe ul stresin.

Bariera natyrale për gjumë të qetë

Rutinë e thjeshtë mbrëmjeje me bariera natyrale: dritë e zbehur, pije bimore, lëvizje të buta dhe ambient i qetë për gjumë më të lehtë.