Sa mbijeton Coronavirusi në rroba?

spot_imgspot_img

Çfarë të bëhet me rrobat e personit të infektuar?Nëse ndokush në familjen tuaj është i infektuar me Coronavirus apo ekziston dyshimi për infektim, është e nevojshme të merren masa shtesë kur është fjala për larjen e rrobave, si edhe të peshqirëve dhe çarçafëve. Qendra Amerikane e Kontrollit dhe e Preventivës së sëmundjeve (CDC) rekomandon bartjen e dorezave mbrojtëse me rastin e kontaktit me rrobat e personit të sëmurë dhe hedhjen e tyre menjëherë pas përdorimit.

Lani duart sapo t’ i zhvishni

“Dyshoj që mund të mbijetojë disa orë, ndoshta edhe një ditë. Kjo varet mjaft nga kushtet e ambientit siç janë, për shembull, temperatura dhe lagështia”, thotë infektologu Amesh A. Adalja, nga qendra për shëndet Johns Hopkins në Maryland.

Ai nuk është i bindur që rrobat janë mënyra primare e bartjes së infeksionit me virus, mirëpo megjithatë kërkon të jemi të kujdesshëm. Nëse nuk keni doreza, lani duart me ujë të ngrohtë dhe me sapun dhe dezinfektoni sapo të përfundoni përdorimin e rrobave familjarëve të infektuar. Rrobat e tilla shkundni dhe lani në temperaturë sa më të lartë që të jetë e mundshme. CDC-ja thekson që rrobat e personit të infektuar nuk duhet t’i lani ndaras, sepse detergjenti vret virusin.

A mund t’i lani rrobat me dorë?

Nuk ekziston udhëzimi sipas të cilit larja me dorë e rrobave është e ndaluar, mirëpo gjithsesi duhet pasur parasysh që makina e larjes së rrobave përdor temperatura më të larta, të cilat aktualisht janë të dëshirueshme. Edhe pse epidemiologët theksojnë që coronavirusi bartet nëpërmjet piklave, përkatësisht kur personi i infektuar teshtin apo kollitet, virusi mund të mbijetojnë në materiale të ndryshme, duke përfshirë edhe tekstilin.

Shpërndaje postimin:

spot_imgspot_img

Të popullarizuara

spot_imgspot_img

Artikuj të ngjajshëm
Artikuj të ngjajshëm

Trend: Organizimi sezonal i garderobës — sistem familjar për më pak blerje të panevojshme

Udhëzues praktik për organizim sezonal të garderobës në familje: hapa të qartë për inventar, rotacion, ruajtje, riparim dhe blerje më të menduara, me fokus te kursimi dhe reduktimi i mbetjeve tekstile.

Horoskop ditor argëtues: yjet për dashuri, punë dhe mirëqenie

Një horoskop ditor i krijuar për argëtim: parashikime të lehta dhe të qeshura për dashuri, punë dhe mirëqenie, të përshtatura për lexuesit në Kosovë, Shqipëri dhe Zvicër.

Hapësira e parë që mirëpret: ide funksionale për hyrjen e një apartamenti familjar

Si të organizoni hyrjen e një apartamenti familjar me fokus në funksionalitet dhe siguri: ide praktike për ruajtjen e produkteve të pastrimit, parandalimin e helmimeve dhe veprimet e para në rast incidenti.

Kozmetikë e përditshme: metoda të thjeshta organizimi dhe kontrolli i afateve të përdorimit

Udhëzues praktik për organizimin e kozmetikës së përditshme: si të kontrolloni afatet e përdorimit, si t’i ruani higjienikisht produktet dhe mënyra të thjeshta për të shënuar datat e hapjes.