Puna dhe shtatzënia: Çfarë duhet të dini?

spot_imgspot_img

Të punosh gjatë periudhës së shtatzënisë nuk është gjithmonë e lehtë. Mësoni si t’i kuptoni simptomat, të qëndroni e shëndetshme dhe të kryeni punë.

Shumica e femrave vazhdojnë të punojnë gjatë shtatzënisë. Kjo është një sfidë për çdo nënë shtatzënë. Duhet të jeni të vetëdijshme se disa detyra të veçanta mund t’ju duken të rënda dhe të mundimshme, dhe se ju nuk mund t’i punoni apo kryeni me të njejtin ritëm.

Që t’ju lehtësohen të përzierat në punë, qëndroni larg nga të gjithçka që ju shkakton të vjella. Shpesh hani apo kafshoni diçka. Mund të jenë fruta të thata apo ndonjë biskotë. Çaji i xhenxhefilit mund të jetë poashtu i dobishëm. Pini më shumë lëngje dhe mbani gjithmonë afër vetes një shishe me ujë dhe pini nga një “gllënkë” nga koha në kohë.

Ndjeheni të lodhura, ndërsa ndonjëherë pauzat e shpeshta në punë janë pothuajse të pamundura. Hani ushqime të pasura me hekur dhe protein. Zgjidhni mishin e kuq, mish pule, ushqimet e detit (nuk rekomandohet nëse keni të përziera prej tyre), lakër, bizele, drithëra. Bëni pauza, të shkurtra por le të jenë të shpeshta. Zgjohuni nga vendi, lëvizni dhe bëni zgjatje apo shtrirje. Kur jeni vetëm dhe askush nuk ju shikon, mbyllni sytë, shtrini këmbët tuaja dhe merrni frymë thellë.

Ushtroni. Edhepse mund të jetë gjëja e fundit që mund t’ju shkojë ndërmend, ushtrimet ju ndihmojnë të jeni më të forta, të keni më pak dhimbje të shpinës, veçanërisht nëse uleni rregullisht në kompjuter.

Shkoni herët në shtrat. Ju nevoiten 7 deri 9 orë gjumë. Siguroni të gjitha komoditetet e nevojshme në dhomë, shtoni më shumë jastëqe sipas nevojës së rehatisë suaj.

Në punë, siguroni një karrige të mirë dhe të përshtatshme, në mënyrë që nga anash t’i mbështetni krahët si dhe nga prapa të keni të mbushur shumë jastëkë. Dhe, nëqoftëse keni nevojë për të dalë jashtë, vishni këpucë sa më të rehatshme.

Zvogëloni stresin. Bëni një listë të gjërave ku do t’i renditni prioritetet tuaja. kërkoni ndihmë nga kolegët tuaj. Bëni herë pas here ushtrimet e frymëmarrjes.

Në asnjë mënyrë mos bartni pesha të rënda, dhe nëse ju duhet të përkuleni, kërrusuni në gjunjë dhe ngadalë përkuluni për të marrë diçka. Gjithashtu, nuk guxoni të punoni jashtë orarit, të ekspozoheni ndaj zhurmës dhe dridhjeve të forta të makinerive.

Shpërndaje postimin:

spot_imgspot_img

Të popullarizuara

spot_imgspot_img

Artikuj të ngjajshëm
Artikuj të ngjajshëm

Stil sezonal me rrobat që tashmë keni: kombinime praktike për garderobën e përditshme

Si t’i rimendoni veshjet ekzistuese për stinët duke mbrojtur dhe mirëmbajtur flokët: ide praktike që kombinon aksesorë, zakone të kujdesit dhe zgjuarsi në stilin e përditshëm.

Intervistë prapaskenash: si realizohet një projekt krijues komunitar (format shpjegues, pa persona të sajuar realë)

Një udhërrëfyes praktik në formë interviste prapaskenash për organizimin e një projekti krijues komunitar: nga ideja dhe përfshirja e banorëve deri te burimet e financimit, partneritetet dhe kujdesi ligjor dhe i sigurisë.

Si të organizoni përgatitjen paraprake të vakteve për një javë: receta dhe planifikim për familje

Udhëzues praktik për organizimin e përgatitjes javorë të vakteve për familje, me fokus te higjena, temperaturat e sigurta dhe mënyrat e ruajtjes së ushqimit.

Paragjella për javën: plan i thjeshtë për përgatitje paraprake të vakteve

Një udhërrëfyes praktik për të organizuar paragjellat e javës: blerje të menduara, përgatitje me bazë sigurinë ushqimore dhe këshilla për magazinim dhe ngrohje të sigurtë.