Anemia tek fëmijët, si ta identifikoni?

spot_imgspot_img

Anemia më së shpeshti shfaqet në ditët e para të pranverës. Anemia apo pagjakësia është zvogëlim i aftësive të gjakut që të transportojë oksigjenin, por më së shpeshti ndodh për shkak të zvogëlimit të sasisë së rruazave të kuqe të gjakut – eritrocitet dhe hemoglobina në gjak.Pagjakësia e fëmijës së moshës njëvjeçare shfaqet më së shpeshti për shkak të marrjes së pamjaftueshme të hekurit me ushqim, të absorbimit të pamjaftueshëm të tij apo për shkak të shfrytëzimit të dobët.

Çka e shkakton?

Shkaktarët e anemisë mund të jenë prodhimi i pamjaftueshëm apo zbërthimi i tepërt i eritrociteve apo humbja e gjakut.

Te të porsalindurit dhe te fëmijët e vegjël anemia është dukuri fiziologjike për shkak të zbërthimit të shtuar “të tepricës” së eritrociteve me të cilat fëmija lind.

Anemia më së shpeshti shfaqet në muajin e dytë ose të tretë të jetës, sepse eritrocitet të cilat janë krijuar në moshën e fetusit jetojnë 60 deri në 70 ditë, vëllimi i gjakut shpejt shtohet, sepse fëmija rritet shpejt, ndërsa eritrocitet e reja nuk prodhohen mjaftueshëm shpejt.

Më së shpeshti anemia shfaqet në ditët e para të pranverës pas periudhës së gjatë të dimrit kur në ushqim mungojnë pemët dhe perimet e pasura me hekur.

Si ta identifikojmë?

Fëmijët anemikë kanë humor relativisht të mirë, mirëpo shpejt lodhen, por mund të shfaqet edhe frymëmarrje e vështirësuar.

Simptomat të cilat prindërit më së shpeshti i identifikojnë si shenja të mundshme të anemisë te fëmijët është lëkura dukshëm e zbehtë, e cila nuk mund të jetë përherë tregues i sigurt i anemisë.

Mosinteresimi për lojë, apetiti i dobët (gjë që edhe më shumë e zvogëlon përqendrimin e hekurit në gjak) dhe djersitja e shtuar, gjithashtu, i orientojnë prindërit të kërkojnë ndihmën e mjekut, transmeton kk.

Ushqimi i cili është i pasur me hekur:

⦁ Ushqimi me prejardhje shtazore – mishi, të brendshmet;
⦁ Perimet me gjethe të gjelbra – spinaqi, panxhari, lulelakra, panxhari i kuq;
⦁ Pemët – janë të pasura edhe me vitaminën C, e cila përmirëson absorbimin e hekurit;
⦁ Bishtajoret – borania, bizelja, fasulja (për fëmijët më të rritur).

Shpërndaje postimin:

spot_imgspot_img

Të popullarizuara

spot_imgspot_img

Artikuj të ngjajshëm
Artikuj të ngjajshëm

Rregullimi i shtëpisë: Riorganizoni ndriçimin dhe pajisjet për kursim të energjisë pa premtime të sakta financ

Si të riorganizoni ndriçimin dhe pajisjet në shtëpi duke ulur përdorimin e energjisë me hapa praktikë dhe pa premtime financiare, duke i dhënë prioritet sigurisë ndaj kimikateve dhe pajisjeve.

Trend: Kombinime praktike për mot të ndryshueshëm Kosovë–Zvicër — ide të stilit për ditë me shi dhe diell

Ide praktike dhe të qëndrueshme për të kombinuar veshjet kur moti ndryshon rrëmujshëm ndërmjet Kosovës dhe Zvicrës. Udhëzime shtresash, zgjedhje materiali dhe këshilla për ditë me shi dhe me diell, duke marrë parasysh synimet e ekonomisë rrethore të tekstileve

Veshmbathje: Shtresa praktike për mot të ndryshueshëm Kosovë–Zvicër — ide për gra dhe familje

Si të vishni me shtresa për ditë me mot të paqëndrueshëm në Kosovë dhe Zvicër: zgjedhje materiali, mirëmbajtje dhe zgjidhje praktike për gra dhe familje duke pasur parasysh qëndrueshmërinë.

Recetë tradicionale shqiptare: Qoftet e përshtatura — version modern për drekë familjare

Një qasje e përditësuar e qoftes tradicionale: variant me përbërës më të larmishëm dhe këshilla higjienike për një drekë familjare të sigurt dhe më të shëndetshme.