Maska transparente, e rrezikshme për përhapjen e Coronavirusit

spot_imgspot_img

Njerëzit që mbajnë maska plastike në fytyrë, ose edhe ato që janë të pajisura edhe me një valvul, mund të shpërndajnë spërkla të padukshme në një hapësirë shumë të gjerë nëse teshtin ose kollitesh. Kështu, kjo lloj maske që duket komode për disa, i bën këto pajisje joefektive në parandalimin e përhapjes së COVID-19 kur përdoret vetëm, pra e pashoqëruara nga një maskë shtesë.

Në një raport të botuar në fillim të shtatorit në SHBA, nga revista “Physics of Fluids”, studiuesit e “Florida Atlantic University” përdorën fletë vertikale dhe horizontale lazeri për të gjurmuar pikat e vogla të ujit të distiluar dhe glicerinës ndërsa ato përhapeshin nga një kokë manekine e zbrazët, e pajisur me një mburojë plastike në fytyrë ose një maskë me një valvul.

Mburoja, fillimisht, bllokon kalimin e spërklave ndërsa ato tentojnë të dalin përpara, por “spërklat mund të shpërndahen rreth hapësirës së maskës me lehtësi, madje mund të përhapen edhe më shumë”,- thanë studiuesit.

“Sa i përket një maske me një valvul për ta bërë më të lehtë frymëmarrjen, sërish ka dyshime, sepse një numër i madh pikash kalojnë përmes valvulës pa filtër, gjë që e bën atë joefektive në ndalimin e përhapjes së koronavirusit nëse personi që mban maskën është i infektuar”.

Studiuesit arritën në përfundimin se pavarësisht komoditetit që të ofrojnë këto dy lloje maskash, maskat e copës me cilësi të lartë ose maskat kirurgjikale janë preferenciale për të ndihmuar në parandalimin e përhapjes së virusit.

Shpërndaje postimin:

spot_imgspot_img

Të popullarizuara

spot_imgspot_img

Artikuj të ngjajshëm
Artikuj të ngjajshëm

Thonjtë në verë: kujdes me SPF

Mbro lëkurën rreth thonjve gjatë verës me hapa të thjeshtë: SPF, barrierë para pishinës dhe rihidratim pas diellit. Udhëzues praktik nga Kosovarja.

Hidratim dhe ushqim në ditët e nxehta

Mbaje trupin të freskët me ujë, vakte të lehta dhe plan të mençur gjatë vapës, me këshilla praktike nga Kosovarja.

Materialet që zgjasin rrobat | Trend

Si të dallosh dhe të kujdesesh për materialet që i bëjnë rrobat të zgjasin, me këshilla praktike për Kosovë–Zvicër dhe familje.

Panna cotta me vanilje – recetë e thjeshtë

Panna cotta me vanilje për 4 persona, gati pa mundim: përbërës të qartë, hapa të sigurt dhe këshilla ruajtjeje që ta shijosh kurdo.