Mësoni: Aromë e këndshme e cila nuk hiqet gjatë tërë verës!

spot_imgspot_img

Pëlqejmë aromat e freskëta, që na rrethojnë gjatë sezonit të verës, por si t’ia bëjmë që të zgjasin sa më shumë? Shihni truqet tona rreth zgjatjes së qëndrueshmërisë së aromave.

Parfumet (aromat) verore nuk janë më të pëlqyerat, mirëpo kanë në dispozicion një numër të madh të kremrave aromatike, balsameve, sprej freskues etj. Megjithatë, ekzistojnë edhe disa truqe se si të zgjasni aromën.

Aromë në byzylyk

Ju mund të bëni një varëse apo byzylyk të parfumuar. Bizhuteria prej drurit është gjithmonë e mirë dhe sidomos në verë është aq moderne. Ne vendosim shpesh aksesorie, kështuqë, pse mos t’a parfumosim atë dhe t’i shtojmë pak aromë të mirë.

Lëreni kapakun hapur për disa kohë deri sa t’i largohet përqindja e alkoolit pastaj mbyllni kapakun. Lëreni brenda natës që druri ta thith parfumin. Vetëm kur të thahet varësja me aromën e fituar, atëherë është e gatshme që ta përdorni. Pra, sa herë që gjatë ditës të lëvizni dorën tuaj, ju do të ndjeni aromën e parfumit tuaj të preferuar.

Parfumin tuaj të preferuar mund ta hedhni në një shishe zbukuruese të formatit të vogël dhe ta bartni me vete rreth qafës. Pra, do të duket diçka shumë elegante, interesante dhe mund ta ndjeni freskinë me anë të prekjes së duarve (në mënyrë të ngjajshme mund të bartni edhe balsam aromatik).

Aromën e parfumit mund ta mbani edhe në flokët tuaj. Që të përdorni sa më rrallë parfum, investoni në krema të mira aromatizuese si dhe freskues flokësh. Gjithashtu, kremat për flokë si dhe trajtimet për përmirësim flokësh janë një zgjedhje shumë e mirë.

Ju këshillojmë që të merrni vaj të mirë, si ai i kokosit apo vaj eterik (esencial) si jasemin, kamomil, livando, rozmarinë.

Si do rifreskoheshit gjatë periudhës së verës? Çfarë lloj produktesh përdorni? /kosovarja.ch/

Shpërndaje postimin:

spot_imgspot_img

Të popullarizuara

spot_imgspot_img

Artikuj të ngjajshëm
Artikuj të ngjajshëm

Hyrja e shtëpisë: organizim që mikpret

Kthe hyrjen në një kënd mikpritës: rend i zgjuar, siguri e qetë dhe dekorime të ngrohta që përshëndesin familjen dhe mysafirët pa rrëmujë.

Flokët: Organizimi i produkteve dhe kujdesi i shpejtë

Ndarje e zgjuar e produkteve, kontroll i afateve dhe rutinë 10‑minutëshe që mbron flokët nga dielli, klori dhe stinët – praktikisht, çdo ditë.

Foshnja juaj: Rutinë ushqimi dhe siguri 6–12 muaj

Një udhëzues i ngrohtë dhe praktik për ushqimin dhe sigurinë e foshnjës 6–12 muaj: rutinë e qëndrueshme, hapa të thjeshtë dhe mjedis i sigurt në shtëpi.

Gardërobë kapsulë për mot të ndryshueshëm

Ndërto një gardërobë kapsulë që përballon shi, erë dhe diell brenda ditës, me materiale që zgjasin dhe kombinime praktike Kosovë–Zvicër.