Meshkuj, ky është gabimi më i madh që e bëni në shtrat

spot_imgspot_img

Përqafimi pas seksit mund të jetë ndër mënyrat më të lehta për ta bërë atë të kërkojë më shumë, tregon një anketim i fundit nga Sex Information and Education Council të Kanadasë në bashkëpunim me kompaninë e prezervativëve Trojan.Për këtë anketim, i cili është gati të publikohet në revistat shkencore, hulumtuesit kanë pyetur 2,400 kanadezë rreth herës së fundit që kanë bërë seks.

Nga gratë të cilat ishin përqafuar për 6 deri në 10 minuta pas seksi, 71 për qind prej tyre e kishin vlerësuar përvojën e përgjithshme si “shumë të kënaqshme”, krahas 41 për qind të grave që ishin përqafuar më pak minuta.

Në fakt, intimiteti pas seksit është i rëndësishëm për kënaqësinë e grave po aq shumë sa paraloja, thotë autorja e këtij studimi Robin Milhausen, profesoreshë e seksualitetit njerëzor në Universitetin Guelph.

Kjo mund të jetë për shkak se trupat e grave dhe të meshkujve janë të zhytur me oksitoksinë pas seksit, duke i bërë ata të kërkojnë më shumë prekje apo dashuri.

Plus, gratë shpeshherë ndjehen të gatshme edhe pas seksit, thotë ajo.

Shpenzimi i disa minutave ekstra duke u kujdesur për të në shtrat e siguron atë që brengoseni për të.

“Është ndër gjërat më të lehta që mund ta bëni për ta përmirësuar lidhjen. Është shumë e rëndësishme, por shpeshherë meshkujt e shmangin këtë.”

Prandaj, herën tjetër që bëni seks, mbajeni partnerin afër dhe për gjashtë minuta luani me flokët e saj, bëjini masazh në shpinë, putheni në faqe apo ballë dhe tregoni çfarë ndjenje e mirë është të jeni pranë saj.

Çfarë përfitoni nga kjo? Sipas anketimit, përqafimi apo prekja edhe pas seksit kishte ndihmuar në ngritjen e kënaqësisë edhe tek meshkujt.

Dhe, përderisa përqafimi e bën partneren të ndjehet e lumtur me lidhjen, mundësitë janë të mëdha që së shpejti do të kërkojë prapë seks

Shpërndaje postimin:

spot_imgspot_img

Të popullarizuara

spot_imgspot_img

Artikuj të ngjajshëm
Artikuj të ngjajshëm

Flokët: Organizimi i produkteve dhe afatet

Vendos rend në produktet e flokëve, ruaj freskinë dhe ndiq afatet pa stres. Këtu gjen hapa të thjeshtë për kategori, ruajtje dhe etiketime inteligjente.

Receta të shpejta për javë të planifikuar

Përgatit në 90 minuta pesë baza të mençura dhe monto vakte të shijshme gjithë javën. Planifikim praktik, ide fleksibile dhe këshilla të thjeshta për ruajtje të sigurt.

Kombinime praktike për motin Kosovë–Zvicër

Shtresa inteligjente, materiale që zgjasin dhe organizim familjar që funksionon nga Kosova në Zvicër. Zbulo si të vishet e gjithë familja pa stres.

Dashuria dhe intimiteti: këshilla praktike

Tri hapa të zbatueshëm për më shumë afërsi: fol hapur për dëshirën dhe kufijtë, krijo rituale të shkurtra pa telefona dhe kërko ndihmë kur diçka s’funksionon.