Kulla e Eiffel-it shpejt hapet për vizitorë

spot_imgspot_img

Kulla e Eiffel-it, një ndër atraksionet turistike me të njohura në botë, do të rihapet për vizitorët së shpejti, pas më shumë se tre muaj mbyllje.

“Pas më shumë se tre muaj mbyllje për shkak të pandemisë së COVID-19, mbyllja më e gjatë që nga Lufta e Dytë Botërore, Kulla Eiffel-it do të rihapet për publikun më 25 qershor 2020 në ora 10:00 të mëngjesit”, thuhet në komunikatën e publikuar në ueb-faqen e monumentit.

Në të thuhet se fillimisht vetëm vizitat përmes shkallëve deri në katin e dytë do të jenë në dispozicion për vizitorët, ndërsa perdorimi i ashensorëve është i ndaluar.

Në rast se situata me Covid-19 shkon drejt përmirësimit, menagjmenti i këtij monumenti thotë se ashensorët që i çojnë vizitorët në katin e dytë mund të kthehen në shërbim në kushte të përshtatshme, me një numër shumë të kufizuar të personave në bord.

Ndërsa, niveli i lartë mbetet i mbyllur tani për tani, pasi ashensorët që bartin vizitorët nga kati i dytë në katin e fundit janë të vogla. Ato ka mundësi të rihapet vetëm gjatë verës.

Po ashtu, në njoftimin e kompanisë menagjuese të pikës më të vizituar në Paris, thuhet se të gjithë vizitorët nga mosha 11 vjec e tutje duhet të bartin maska, numri i turistëve do të jetë i kufizuar edhe në parmakë edhe në kate, do të kërkohet ruajtja e distancës fizike, si dhe do të përcaktohet një drejtim lëvizjeje për të gjithë.

Me këtë rast, ata inkurajojnë të gjithë të interesuarit që duan ta vizitojnë këtë kullë që t’i rezervojnë biletët në formë elektronike, në mënyrë që t’i shmangin kontaktet me personelin dhe pritjet në sportele për blerje të biletave.

Kulla Eiffel, u ndërtuar në vitin 1889 nga Gustave Eiffel. Ajo pret deri në 7 milionë vizitorë në vit.

Shpërndaje postimin:

spot_imgspot_img

Të popullarizuara

spot_imgspot_img

Artikuj të ngjajshëm
Artikuj të ngjajshëm

Materialet që zgjasin garderobën familjare – Koleksione

Udhëzues i thjeshtë për të dalluar materialet që zgjasin, për të lexuar etiketat dhe për të mbajtur koleksione familjare praktike dhe të bukura më gjatë.

Dhoma e fjetjes: riciklim dhe drita kreative

Transformo dhomën e fjetjes me korniza të ricikluara, drita kreative DIY dhe tekstile të ripërdorura — me hapa të sigurt dhe ekonomikë.

Kalkulator: lëvizje të shkurtra gjatë ditës

Ndërprerje 2–3 minuta çdo 30–60 minuta: krijo kalkulatorin tënd të lëvizjeve për elasticitet, energji dhe qëndrim më të drejtë gjatë ditës.

Thonjtë dhe SPF: kujdes për lëkurën rreth tyre

Kutikulat thahen shpejt nga dielli dhe uji. Ja si t’i mbrosh me SPF dhe një rutinë të thjeshtë para/pas ekspozimit, pa irritim.