Reperi i njohur së shpejti baba për herë të dytë

spot_imgspot_img

Reperi i njohur, Vigan Bardhi, i njohur si Vig Poppa, nuk është një nga ata personazhe që vihet shumë në qendër të vëmendjes së mediave për jetën e tij private. Ai është më shumë më i përfolur rreth projekteve muzikore dhe sukseseve në karrierë, por herë pas here diskutohet edhe për të rejat në jetën e tij.

Së fundmi një lajm i gëzueshëm vjen nga familja e reperit.

Ai dhe bashkëshortja e tij, Ena, janë në pritje të fëmijës së tyre të dytë.

Lajmin për këtë e bëri të ditur vet Vig Poppa, teksa publikoi në rrjetin social Instagram dy fotografi të bashkëshortes së tij, ku shihet duke pozuar para pasqyrës me barkun e rrumbullakosur.

“Së shpejti, unë do të jem Papi 2.0”, shkroi reperi në mbishkrimin e fotografisë, ndërsa ka pranuar urime të shumta nga ndjekësit.

Çifti përndryshe janë prindër edhe të një djali pesë vjeçar, të quajtur Domi.

Shpërndaje postimin:

spot_imgspot_img

Të popullarizuara

spot_imgspot_img

Artikuj të ngjajshëm
Artikuj të ngjajshëm

Materialet që zgjasin garderobën familjare – Koleksione

Udhëzues i thjeshtë për të dalluar materialet që zgjasin, për të lexuar etiketat dhe për të mbajtur koleksione familjare praktike dhe të bukura më gjatë.

Dhoma e fjetjes: riciklim dhe drita kreative

Transformo dhomën e fjetjes me korniza të ricikluara, drita kreative DIY dhe tekstile të ripërdorura — me hapa të sigurt dhe ekonomikë.

Kalkulator: lëvizje të shkurtra gjatë ditës

Ndërprerje 2–3 minuta çdo 30–60 minuta: krijo kalkulatorin tënd të lëvizjeve për elasticitet, energji dhe qëndrim më të drejtë gjatë ditës.

Thonjtë dhe SPF: kujdes për lëkurën rreth tyre

Kutikulat thahen shpejt nga dielli dhe uji. Ja si t’i mbrosh me SPF dhe një rutinë të thjeshtë para/pas ekspozimit, pa irritim.