Mitet për kujdesin e fytyrës që nuk duhet t’i dëgjoni

spot_imgspot_img

Këshillat për fytyrë janë nga më të ndryshmet që dëgjoni çdo ditë. Por ajo çfarë duhet të bëni si fillim është të mos bini pre e miteve në lidhje të. Ju paqaresim ato më të njohurat.“S’duhet ta lani fytyrën gjatë dushit”

Mund ta bëni lirisht për aq kohë sa tregoni kujdes me të. Mos përdorni shumë ujë të nxehtë apo sapun që mund ta acarojë lëkurën.

“Duhet ta lani gjithmonë fytyrën dy herë në ditë”

Kjo varet vetëm nga lloji juaj i lëkurës. Lëkura e thatë ose ajo e ndjeshme mund të lahen vetëm gjatë mbrëmjes ndërsa lëkura e yndyrshme kërkon të lahet të paktën 1 herë në ditë. Sidoqoftë, në rastet e një make up të rëndë apo kur ktheheni nga palestra, duhet patjetër ta lani para gjumit.

“Produktet që përdorni janë efektive vetëm nëse ndjeni në fytyrë një djegie të lehtë apo një tërheqje pas përdorimit”

Kjo nuk është aspak e vërtetë. Madje duhet të shihni me kujdes përbërësit dhe të flisni me dermatologun tuaj.

“Larja e fytyrës me sapun dhe ujë është rutinë që duhet ndjekur”

Jo! Sapunët e thjeshtë janë për larje të përgjithshme. Fytyra jote është unike pasi një sapun jo i përshtatshëm mund të shkatërrojë pH e lëkurës apo të shkaktojë irritime në të.

“Ke akne sepse s’e lan fytyrën çdo ditë”

Edhe pse larja kërkon vëmendje të veçantë sepse parandalon përhapjen e akneve, ka plot faktorë të tjerë që ndikojnë tek to. Mund të jenë horomonet, apo gjenet.

“S’duhet të përdorësh peshqir për të tharë fytyrën.”

Kjo vlen vetëm në 2 raste. Nëse peshqiri që po përdorni nuk është i pastër dhe ka baktere dhe së dyti nëse materiali i tij është ekstremisht i ashpër dhe acaron lëkurën.

“S’ka nevojë t’i lani duart para se të lani fytyrën”

Këtë natyrisht që nuk do ta besoni.

Shpërndaje postimin:

spot_imgspot_img

Të popullarizuara

spot_imgspot_img

Artikuj të ngjajshëm
Artikuj të ngjajshëm

Pilaf shtëpie me aromë moderne: receta tradicionale shqiptare për drekë familjare

Recetë e përditësuar e pilafit shtëpiak që kombinon shijen tradicionale shqiptare me zgjedhje më të shëndetshme: drithëra integralë, perime stinore dhe këshilla për higjienën dhe ruajtjen e vakteve.

Parashikim argëtues për 12 shenjat — 30 gusht 2026 (dashuri, punë, mirëqenie)

Parashikim argëtues për 12 shenjat më 30 gusht 2026: një lexim i lehtë për dashuri, punë dhe mirëqenie që synon vetëm argëtimin e ditës suaj.

Si të ripërshtatni rrobat verore për vjeshtë pa blerje: ide praktike për stil dhe mirëmbajtje

Udhëzues praktik për të shndërruar pjesët verore në kombina vjeshte pa blerje: si të zgjidhni, riparoni, shtresoni dhe kombinoni ngjyrat në mënyrë të qëndrueshme.

Si t’i lani dhe t’i ruani rrobat e fëmijëve: këshilla praktike për familje të zënë

Udhëzime të qarta dhe të përgjegjshme për larjen dhe ruajtjen e rrobave të fëmijëve, me fokus te siguria ndaj kimikateve, parandalimi i aksidenteve dhe masat e para në rast helmimi.