Për darkë, provojeni pulën me krem spinaqi

spot_imgspot_img

Për këtë recetë ju nevojiten 4 gjokse pule, pa eshtra dhe pa lëkurë.

Këtyre u hidhni kripë, piper speci të kuq, në të dyja anët.

Në një tigan të madh, shkrini dy lugë të ngrënies buter. Në temperaturë të mesme, pjekni mishin, nga tre minuta për secilën anë. Më pas largojeni në një pjatë.

Për përgatitjen e kremit ju nevojitet buter, hudër, miell, lëng mishi të pulës, krem ajkë, limon i freskët, spinaq, krip dhe piper speci të kuq.

Shkrini një lugë (të ngrënies) buter në një tigan. Këtu shtoni 4 thelpinj të hudrës të grira imët. Fërgojini për dy minuta duke i përzier vazhdimisht. Me sitë, shtoni një lugë (të ngrënies) miell dhe vazhdoni ta përzieni. Më pas shtoni gjysmë gote verë të bardhë dhe masën e krijuar lëreni të fërgohet për 1-2 minuta, derisa alkooli të zhduket.

Këtu përzieni lëngun e mishit të pulës, ajkën (hopla) dhe nj lugë (të ngrënies) lëng të shtyrdhur limoni. Sipas shijës, shtoni kripë dhe piper speci të kuq.

Tani hidhni edhe spinaqin dhe masën lëreni të zihet për 2 minuta (derisa të zbutet spinaqi).

Për fund, në masën e fituar shtoni gjokset e pulës të pjekura më herët. Varësisht nga madhsia e mishit, lëreni të zihet 2-3 minuta nëse mishi është i hollë, apo 5-7 minuta nëse copat janë më të trasha.

Servojeni menjëherë.

Ju bëftë mirë!

Shpërndaje postimin:

spot_imgspot_img

Të popullarizuara

spot_imgspot_img

Artikuj të ngjajshëm
Artikuj të ngjajshëm

Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

Çfarë është shtatzënia ektopike?

Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...