Pasta shumëngjyrëshe, një sallatë e shpejt dhe e shijshme

spot_imgspot_img

Sa prej jush i preferoni pastat? I doni të nxehta apo të ftohta? Me çka i përzieni? A e keni provuar ndonjëherë sallatën e makaronave me perime?

Ju njoftojmë me recetën tejet të shijshme, të sallatës me makarona.

Pastat tri ngjyrëshe rotini, i zieni sipas instrukcioneve në kutinë e tyre. Pas zierjes me ujë, i kulloni, i shpërlani me ujë të ftohtë dhe i lini të presin.

Ndërsa gjersa pastat të zihen, ju vazhdoni me prerjen e perimeve shumëngjyrëshe në copa të vogla;

Një qepë të kuqe, karrota, brokoli, domatina, tranugll, spec të verdhë, ullinjë të zi.

Në një enë të thellë dhe të madhe, përzieni pastat me perime duke i shtuar djath parmesan. Për fund i shtoni edhe një dresing italian për sallata.

Varësisht nga shija e juaj, mund të përdorni edhe ndonjë lloj tjetër të makaronave apo të shtoni ose hiqni ndonjë perime.

Ju bëftë mirë!

Shpërndaje postimin:

spot_imgspot_img

Të popullarizuara

spot_imgspot_img

Artikuj të ngjajshëm
Artikuj të ngjajshëm

Mëngjes i shpejtë me përbërës të zakonshëm

Udhëzues praktik i Kosovarja: ide të shpejta, të balancuara dhe të sigurta për mëngjes me përbërës që i ke në shtëpi — për familjet Kosovë–Zvicër.

Hidratimi në ditët e nxehta për familje

Udhëzime praktike për ujë, pije dhe vakte që freskojnë në vapë, me sinjale paralajmëruese për fëmijët, të moshuarit dhe rutinë familjare të thjeshtë.

Veshmbathje: shtresa dhe materiale praktike

Një udhëzues praktik nga Kosovarja për shtresa që funksionojnë mes Kosovës dhe Zvicrës: bazë që merr frymë, ngrohtësi pa peshë dhe mbrojtje nga shiu e era.

Organizo kozmetikën dhe afatet e përdorimit

Një sistem i thjeshtë për rend, higjienë dhe afate përdorimi në make up që e bën rutinën tënde më të shpejtë, të pastër dhe të sigurt.