Si të bëni flokët sikur nëpër reklama!

spot_imgspot_img

Fotografia ©Passion

Nëse githmonë jeni pyetur se si disa femra arrijnë që flokët t’u duken shkëlqyeshëm, është koha të kuptoni përgjigjen.

Flokët janë njëri nga atributet më të rëndësishme të femrës, dhe për këtë shkak është shumë e rëndësishme që gjithmonë të bëni kujdes për to dhe t’i trajtoni. Mirëpo, jo rrallë ndodh që femrat këtë “obligim” të tyre ta largojnë nga mendja dhe me hekurosje të ndryshme, fenirim, ngjyrosje dhe forma tjera të mundojnë dhe shkatërrojnë njërin nga simbolet më të rëndësishme të feminitetit.
Mirëpo, nëse doni që flokët tuaja të shkëlqejnë, mu sikur ato nëpër reklama televizive, është koha që t’u kushtoni pak kohë dhe të përdorni disa truqe të cilat do t’ju ndihmojnë që ato të jenë trajtuara, të shkëlqyera, të forta dhe mbi të gjitha tërheqëse për syrin e mashkullit.

Edhe pse është dëshmuar që larja e shpeshtë mund të thajë fijet, nëse përdorni produkte të duhura, kjo nuk do t’ju ndodhë, prandaj gjithmonë zgjedhni ato kualitative.

Në rast se përdorni produkte me vajra, kjo nuk do të thotë që flokët tuaja do të bëhen të yndyrshme. Zgjedhni preparatet të cilat përmbajnë silikon ose vajra natyralë, të cilat do të depërtojnë në rrënjë dhe do të ushqejnë folikulat e qimeve.

Kur i lani flokët, mundohuni që valën e fundit të larjes për të shpërlarë shamponin, ta bëni me ujë të ftohtë, sa më gjatë që mund të duroni. Edhe sikur vetëm pesë sekonda nën ujë të ftohtë, do t’ju sjellë efekt të flokëve të shkëlqyera.
Një herë në javë ose të paktën një herë në muaj, ushqeni flokët tuaja me ndihmën e ndonjë maske ushqyese (per shembull maskë nga e kuqja e vesë dhe  vaji i ullirit).

Kurse, që të arritni një shkëlqim të menjëhershëm në flokët tuaja, zgjedhni sprej për flokët dhe përdoreni sipas udhëzimeve. /kosovarja.ch/

Shpërndaje postimin:

spot_imgspot_img

Të popullarizuara

spot_imgspot_img

Artikuj të ngjajshëm
Artikuj të ngjajshëm

Kopshti — larja dhe ruajtja e rrobave: teknika të shpejta për ta mbajtur garderobën si e re

Udhëzues praktik për të lani, tharë dhe ruajtur rrobat në mënyrë që garderoba të duket si e re, me këshilla mbi përdorimin dhe magazinimin e produkteve të larjes në mënyrë të sigurt.

Koleksione — si të dalloni materialet (natyrale vs sintetike) dhe të zgjidhni copa që zgjasin

Njihni dallimet bazë midis materialeve natyrale dhe sintetike, ndikimet e tyre mjedisore sipas raporteve evropiane dhe si të zgjidhni copë veshjesh që qëndrojnë më gjatë dhe janë më të ripërdorshme.

Kosovarja — pasditet familjare 20–30 minutëshe për ruajtjen e gjuhës dhe tregimeve shqipe në diasporë (Zvicër)

Udhëzues praktik për familjet shqiptare në Zvicër: aktivitete 20–30 minutëshe që lidhin, stimulojnë mësimin e gjuhës dhe mbështesin zakonet e ushqimit të shëndetshëm për fëmijët.

Trend: Si të njihni fibrat dhe të zgjidhni rroba që zgjasin — udhëzues praktik për gra dhe familje

Si të njihni fibrat dhe të blini rroba që zgjasin: një udhëzues praktik për të lexuar etiketat, inspektuar qepjet, bërë prova në dyqan dhe verifikuar politikën e riparimit — bazuar në udhëzimet e BE-së dhe analizat mjedisore evropiane.