Si ta largoni erën e pakëndshme të duhanit?

spot_imgspot_img

Tymi i duhanit lëshon erë të pakëndshme, e cila shumë vështirë largohet, posaçërisht dimrit. Ja pesë mënyrat për largimin e erës së pakëndshme të cigareve.

Pirja e duhanit në ambiente të mbyllura lë një erë të pakëndshme që futet në rroba, perde apo mobilje. Tentoni që me këto, disa truqe të thjeshta, ta largoni erën e pakëndshme të duhanit.

Uthull ose thëngjill

Thëngjilli dhe uthulla i thithin dhe neutralizojnë erërat e pakëndshme. Në disa enë shtoni pak uthull vere ose copëza të thëngjillit aktiv dhe vendosni në dhomën ku pihet duhani. Nëse keni fëmijë apo kafshë shtëpiake të preferuara, enët vendosni nëpër vende të sigurta.

Parfumi

Spërkatni pak parfum mbi poçin e ftohtë. Kur të ndizet drita dhe poçi të nxehet, nëpër dhomë do të shpërndahet aromë e këndshme e cila së paku pjesërisht mbulon tymin e cigareve.

Zbutësi për rroba

Nëse vëreni se aksesorët tuaj të modës, si dorëzat, kapela apo shalli (shamia) kanë thithur erë duhani, por planifikoni t’i përdorni përgjatë ditës së nesërme, leni për një orë në vend të hapur që të ajrosen dhe pastaj përgjatë natës vendosni në qese plastike, bashkë me zbutësin në formë fashash (faculetash) apo qeseve aromatike për dollape.

Rëra për macat

Në shpuzore hudhni pak rërë ose edhe më mire rërë aromatike për mace. Rëra largon plotësisht erën e keqe të bishtave të cigares, si dhe më lehtë e pastroni shpuzoren.

Soda bikarbone

Në mbrëmje para fjetjes shpërndani sodë bikarbone nëpër qilim, mobilje dhe qosheve të dhomës ku është pirë duhan. Në mëngjes pastrojeni me fshesë korenti.

kosovarja.ch

Shpërndaje postimin:

spot_imgspot_img

Të popullarizuara

spot_imgspot_img

Artikuj të ngjajshëm
Artikuj të ngjajshëm

Rutinë pas‑shkollore praktike për fëmijën tuaj

Ndërto një pasdite të qetë e të dobishme me hapa të vegjël: mbërritje pa stres, detyra me ritëm, lexim, lojë dhe ushqim të shpejtë e të shëndetshëm.

Make UP: Organizimi i kozmetikës dhe afatet

Riorganizo kutinë e make up-it, lexo saktë afatet dhe krijo një rutinë të sigurt, të thjeshtë dhe të shpejtë me këshillat praktike të Kosovarja.

Paragjella: Planifikimi i vakteve javore

Udhëzues praktik nga Kosovarja për menu javore të balancuara, parapërgatitje të thjeshtë dhe higjienë të sigurt në kuzhinë — kursen kohë dhe ul stresin.

Bariera natyrale për gjumë të qetë

Rutinë e thjeshtë mbrëmjeje me bariera natyrale: dritë e zbehur, pije bimore, lëvizje të buta dhe ambient i qetë për gjumë më të lehtë.