Youtuber-ja e famshme hodhi në treg linjën e buzëkuqeve, por njerëzit u tmerruan me ato që gjetën brenda

spot_imgspot_img

Një skandal në botën e make up-it ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve dhe e përfshirë është youtuber-ja e famshme Jaclyn Hill. Ajo është një influencuese që ka filluar të postojë video make up-i që prej vitit 2011 dhe ishte ndër të parat që i dha “famë” highlighter-it.

Hill ka rreth 5.9 milionë subscribers dhe ka bashkëpunuar me firmat më të njohura të make up-it për produktet kozmetike që janë kthyer ndër më të pëlqyerat.

Pas këtij suksesi bashkëpunimesh, para pak kohësh, youtuber-ja ka prezantuar edhe linjën e saj të make up-it, Jaclyn Cosmetics. Ajo hodhi në treg 20 nuanca nude buzëkuqësh, secili kushtonte 18 dollarë. Buzëkuqët u shitën me shpejtësinë e dritës në website, por blerësit mbetën të tmerruar kur porosia u mbërriti. Njerëzit u shprehën të shqetësuar onine pasi brenda buzëkuqve gjetën qime (siç i quajtën fillimisht), toptha dhe grimca të çuditshme, ndërsa disa të tjerëve porosia u mbërriti e dëmtuar.

Një youtuber-e tjetër, RawBeautyKristi, postoi një video ku e vendosi buzëkuqin në një mikroskop për një vështrim të hollësishëm. Ato që dukeshin si qime ishin realisht fibra të dorashkave të bardha, ndërsa për sa u përket grimcave është ende e paqartë se çfarë janë.

Jaclyn reagoi pas këtij skandali duke kërkuar të falur dhe duke ofruar dëshmpërblim për këdo që është i pakënaqur me produktet e saj. Hill premtoi se ajo dhe skuadra e saj janë duke punuar për të mos pasur më gabime të tilla.

Kosovarja.ch

Shpërndaje postimin:

spot_imgspot_img

Të popullarizuara

spot_imgspot_img

Artikuj të ngjajshëm
Artikuj të ngjajshëm

Showbiz: Si të përgatiteni për një festival kulturor — ushqime praktike dhe snacks për familje

Udhëzime praktike për të përgatitur ushqime dhe snacks të thjeshta, të ndara dhe të respektshme për familjen para dhe gjatë pjesëmarrjes në një festival kulturor.

Pastrim dhe organizim: udhëzime praktike për të krijuar një kënd studimi për vetëm një fëmijë

Udhëzime praktike për të organizuar dhe pastruar një kënd studimi për vetëm një fëmijë, me fokus të veçantë në sigurinë nga kimikatet dhe menaxhimin e produkteve të pastrimit.

Flokët: Rutina e thjeshtë e kujdesit të trupit për flokë të fortë dhe lëkurë koke të shëndetshme

Udhëzime praktike dhe të thjeshta për një rutinë të përditshme që forcon flokët dhe ruan lëkurën e kokës, me sugjerime për verë, pishina dhe stilim pa dëmtime.

Femra: Si të përgatiteni për një festival kulturor — udhëzime praktike për veshje, ushqim dhe familje

Udhëzues praktik për gratë që planifikojnë të marrin pjesë në një festival kulturor: si të zgjidhni veshjen e duhur, të menaxhoni ushqimin dhe të përgatiteni me fëmijë, duke respektuar traditat dhe rregullat e organizatorit.