Diafragma kontraceptive – përparësitë dhe mangësitë!

spot_imgspot_img

Diafragma përbëhet nga një diametër prej 4.5 deri 10 cm, në të cilën përmes një kupole është e vendosur një cipë e hollë prej gome. Kjo përdoret para marrëdhënies e cila vendoset thellë në vaginë dhe mitër duke u ndarë në dy pjesë, pjesën e sipërme, pjesën e sipërme ku ndodhet qafa e mitrës dhe pjesën e poshtme ku realizohet marrëdhënia seksuale. Kështu, mekanikisht parandalohet kalimi i spermës në zgavrën apo qafën e mitrës.

Kjo është efektive për parandalimin e shtatzënisë së padëshiruar vetëm kur përdoret me një kontraceptiv kimik (spermicid). Është gjithashtu e besueshme në mbrojtjen kundër sëmundjeve seksualisht të transmetuara.

Ekzistojnë madhësi të ndryshme të diafragmave, dhe është e nevojshme të zgjedhni llojin që ju përshtatet më së miri dhe që nuk bie te poshtë. Diafragma qëndron në vend falë elasticitetit të unazës vaginale dhe tonusit të vaginës. Ajo vendoset në vaginë gjashtë orë para raportit seksual dhe hiqet nga vagina 6- 24 orë pas marrëdhënies seksuale. Shpëlajeni diafragmën me sapun dhe ujë dhe vendoseni sërish në kutinë e saj origjinale.

Përparësitë e diafragmës:

  • Përdoret vetëm kur është e nevojshme
  • Mund të përsëritni përdorimin e saj, ndryshe nga prezervativi që ka vetëm një përdorim

Mangësitë e diafragmës:

  • Madhësia
  • Duhet të mbahet në vend (vaginë) të paktën 6-8 orë pas raportit seksual
  • Ka gjasa të bjerë gjatë raportit seksual
  • Vendoset vështirë dhe në mënyrë të komplikuar
  • Duhet të aplikohet spermicid në diafragmë para çdo marrëdhëni
  • Alergji ndaj spercidit apo materialit të diafragmës
  • Jo e përshtatshme për femrat me prolaps të mitrës
  • Mund të rritet niveli i infeksioneve të traktit urinar për shkak të presionit të uretrës

Pasi është paraqitur pilula në treg 60 vite më parë, diafragma përdoret shumë më pak. Nëse vendoset në mënyrë të duhur, siguria e saj është afro 94%.

kosovarja.ch

Shpërndaje postimin:

spot_imgspot_img

Të popullarizuara

spot_imgspot_img

Artikuj të ngjajshëm
Artikuj të ngjajshëm

Koleksione — si të dalloni materialet (natyrale vs sintetike) dhe të zgjidhni copa që zgjasin

Njihni dallimet bazë midis materialeve natyrale dhe sintetike, ndikimet e tyre mjedisore sipas raporteve evropiane dhe si të zgjidhni copë veshjesh që qëndrojnë më gjatë dhe janë më të ripërdorshme.

Kosovarja — pasditet familjare 20–30 minutëshe për ruajtjen e gjuhës dhe tregimeve shqipe në diasporë (Zvicër)

Udhëzues praktik për familjet shqiptare në Zvicër: aktivitete 20–30 minutëshe që lidhin, stimulojnë mësimin e gjuhës dhe mbështesin zakonet e ushqimit të shëndetshëm për fëmijët.

Trend: Si të njihni fibrat dhe të zgjidhni rroba që zgjasin — udhëzues praktik për gra dhe familje

Si të njihni fibrat dhe të blini rroba që zgjasin: një udhëzues praktik për të lexuar etiketat, inspektuar qepjet, bërë prova në dyqan dhe verifikuar politikën e riparimit — bazuar në udhëzimet e BE-së dhe analizat mjedisore evropiane.

Supë familjare e thjeshtë me perime sezoni — recetë dhe këshilla për drekë të shpejtë

Recetë e thjeshtë për supë familjare me perime sezoni, përgatitur shpejt dhe në mënyrë të sigurt. Përmban udhëzime për përbërës, përgatitje, këshilla ushqimore dhe higjienë në kuzhinë.