4.4 C
Priština
More

    9 problemet shëndetësore që i ndodhin çdo femre

    spot_imgspot_img

    Kur ndodh diçka e dyshimtë, të gjithë shpejtojmë tek gjinekologu për shpejgim, mirëpo është me rëndësi që të mbani mend gjithçka të pazakontë që keni përjetuar që të dini të shpjegoheni. Zhvilluam një bisedë me një gjinekologe të famshme për atë se cilave probleme duhet t`u frigohemi i cilat janë tërësisht normale.

    1. Më shumë se infeksion i tharmit në ditët verore. Infeksionet e tharmit janë një brengë që nuk mund ta mohojmë. Aktivitetet verore sikurse noti dhe kalimi i një kohe të gjatë jashtë, janë shkak i mjaftueshëm për këto infeksione. Me qëllim të shmangies së infeksioneve rekomandohet të mos kalojmë kohë në rroba të lagështa dhe të djersitura.
    2. Infeksionet e traktit urinar. Nëse e keni të njohur dhembjen e të zgjuarit në mesnatë me një urgjencë të pazakontë për urinim, atëherë jeni përballur me Infeksion të Traktit Urinar-ITU, që edhepse është i dhimbshëm- është tërësisht normal. Nëse doni të çliroheni nga ky proble, pini lëng nga boronica e kuqe, apo edhe më mirë vizitoni mjekun tuaj.
    3. Shkarkim vaginal. Kur bëhet fjalë për vaginën tuaj, nuk ka asgjë më normale se shkarkimi nga brenda saj. Gjëja më e rëndësishme për të ditur është se shkarkimi është tejet normal, ndërsa niveli i tyre ndryshon nga femra në femër. Një shkarkim i bardhë nënkupton se keni infeksion tharmi, ndërsa shkarkimi i trashë nënkupton se keni infeksion bakterial.
    4. Menstruacione të hershme apo të zgjatura. Nuk jeni e vetmja që nuk i ka pirë barnat me rregull andaj edhe nuk jeni e vetmja që aksidentalisht e ka prolonguar periudhën menstruale. Mungesa e rendit në përdorimin e pilulave kontraceptive shkakton rënie në hormonet e juaja, gjë që sinjalizon trupin tuaj për fillim të periudhës menstruale.
    5. Qimet e rritura përbrenda. Nëse jeni nga ato femra të cilat dëshirojnë të jenë të pastra atje poshtë, jeni të prira që qimet e juaja të rriten përbrenda lëkurës. Rruajtja apo depilimi, qoftë edhe jo i tepërt, e bën pjesën e gjenitaleve më të cenuar nga puçrrat e dhimbshme.
    6. Kutërbim i çuditshëm. Nëse ndonjëherë keni përjetuar kutërbim të çuditshëm atje poshtë, është e kuptueshme të jeni shqetësuar mos vallë keni ndonjë problem. Kutërbimi është një çështje që duhet të kontrollohet mirëpo jo edhe të shkaktohet panik për shkak të tij. Shpeshherë kutërbimi sinjalizon vaginozën bakteriale, sëmundje që mund të trajtohet me barëra.
    7. Nivele të ndryshueshme të ngërçeve. Një muaj, ndjeni se dikush dëshiron t`ua nxjerrë vezoret, muajin tjetër dhimbja është mesatare, mos edhe joekzistente. Variacionet e gjera të niveleve të ngërçit nuk janë të çuditshme, në fakt janë normale. Ajo që duhet të ju shqetësojë janë ngërçet nga të cilat shtriheni në shtëpi, që mund të jenë shenjë e sëmundjeve seksualisht të transmetueshme, inflamacion të lëgënit, fiboridet e mitrës apo endometrioza, çështje për të cilat duhet të vizitoni menjëherë mjekun.
    8. Cistë në gjinj. Ndjenja e gingës në gji është sinonim i panikut të menjëhershëm, edhe taë me arsye të mirë. Sidoqoftë, jo të gjitha gungat nënkuptojnë kancer të gjirit, ndonjëherë mund të jenë cista të thjeshta, të padëmshme, andaj edhe duhet që të kontrolloheni çdo muaj.
    9. Averzion ndaj aromave nga produktet. E dini se si ndonjëherë ju pengon tej mase ndonjë aromë e ndonjë parfumi, e njejta ndodh edhe me vaginën tuaj. Që të shmangeni nga zhvillimi i reaksioneve ndaj produkteve të caktuara, largohuni nga gjërat ekstravagante dhe mbahuni për ato klasike./kosovarja.ch/

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...