4.5 C
Priština
More

    9 gjërat që nuk duhet t`i kërkoni nga bashkëshorti juaj

    spot_imgspot_img

    Në martesë, bashkëshortët vazhdimisht kanë nevojë për njëri-tjetrin, qoftë për mbështetje emocionale në kohëra të vështira apo ndonjë event i mërzitshëm që mos të “vuani” vetëm. Mirëpo disa pritje për bashkëshortin tuaj dhe martesën në përgjithësi, nuk janë reale. Andaj, ekspertët tregojnë kufirin se çka është e pranueshme dhe çka është e tepërt.

    1. Të zgjedhë mes jush dhe nënës së tij.

    Çfarëdo problemi që të keni me nënën e tij- ndoshta ndonjëherë ajo është në plan të parë për të- mos e teproni me komente palidhje. Nëna është arsyeja pse AI ekziston për ju. Mos e sjellni në situatë që do të zgjedh mes juve dhe nënës së tij.

    1. Të ju dëgjojë sikur mikeshat e juaja

    Burri juaj duhet të ju dëgjojë në kohërat e vështira, mirëpo mos pritni që ai të bëhet një nga mikeshat e juaja. Femrat dhe meshkujt kanë qëllime të ndryshme gjatë komunikimit, meshkujt janë të brengosur për identifikimin dhe përmirësimin e problemeve, femrat janë për shprehjen e ndjenjave dhe lidhjen emocionale. Mos prisni nga ai që të dëgjojë thashethemet e juaja sepse do të frustrohet, andaj edhe ju do të frustroheni sepse nuk e luan rolin sipas dëshirës suaj.

    1. Të mos vërejë asnjë femër tjetër

    Meshkujt, sikurse edhe gratë e tyre, nuk mund e të mos vërejnë një femër të bukur andaj është e paarsyeshme të kërkoni nga burri juaj të mos hedh asnjë shikim të vetëm kur kalon ndonjë femër e bukur. Shikimi është natyral dhe nuk bën dëm nëse mbetet vetëm shikim.

    1. Të heq dorë nga pasionet e tij, qofshin profesionale apo personale

    Interesat e burrit tuaj me shumë gjasa janë një nga arsyet që ju kanë tërhequr ndaj tij, andaj mos e qortoni për kohën e humbur në ato gjëra. Kur burri i hidhet ndonjë hobi apo punë, nuk do të thotë se e injoron familjen.

    1. Të bëhet një njeri tjetër

    është normale të mendoni herë pas here “pse u martova me këtë njeri?” pas shumë viteve bashkë. Duhet t`i thuani burrit tuaj spontan se gjithmonë ka vështirësi të rrespektojë orarin, duhet të zgjedhni betejat e juaja- ndoshta ju duhet të jetë në kohë për të marrë fëmijët nga shkolla, por nëse vonohet për darkë mos flisni asgjë.

    1. Të ndalojë takimet me shokët e tij

    Burri juaj ka nevojë për të të besueshmit e jashtëm, shokët e gjinisë së tij, duhet ta kuptoni dhe gjatë kësaj kohe të shoqëroheni edhe ju me mikeshat e juaja. Nëse ia ndaloni një gjë të tillë, ai nuk do të jetë vetvetja dhe nuk do të jetë i lumtur si më parë. Nëse bëhet fjalë për mikeshë të tij, sigurohuni se nuk ekziston mundësia të ketë diçka mes tyre.

    1. Të mbajë mend çdo moment të lidhjes suaj që është i rëndësishëm për ju

    Femrat kanë tendencë të mbajnë mend më shumë ngjarjet që kanë lënë përshtypje emocionale, meshkujt jo. Nëse keni diçka të rëndësishme që ai duhet t`a mbajë mend, komunikoni direkt me të, nëse prap e anashkalon- bëhuni direkt dhe shpjegoni pse jeni e dëshpruar nga ai.

    1. Të ndajë të gjitha interesat e juaja

    Mos e pyesni të ju bashkangjitet në aktivitetet që ju pëlqejnë vetëm juve, në fakt të kaloni kohë secili me hobin e tij vetëm që e forcon lidhjen tuaj. Jepini shansë që të ndjejë mungesën tuaj kohë pas kohe, atëherë do kthehet tek ju të ju tregojë se sa ju vlerëson.

    1. Të bëhet personi i rritur kur ju bëni si fëmijë

    Të heshtni si dënim dhe të përmbaheni nga seksi me qëllim që t`ia arrini qëllimit tuaj, është fëmijërore dhe kundërproduktive. Në vend se të reagojë, burri juaj me shumë gjasa do të tërhiqet, të qenurit pasiv-agresiv është një nga format më shkatërruese të komunikimit- krijon një cikël negativ që vetëm se bëhet më i keq, krijon urrejtje dhe fyerje. Nëse mendoni se burri juaj ju detyrohet të kërkojë falje, mos bëni që ndjenjat e juaja të tingëllojnë më pak të rëndësishme se sa janë (pasive),dhe mos e sulmoni(agresive). Bëhuni më e qartë!/kosovarja.ch/

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...