Rezultatet e kërkimeve të shumta kanë treguar se cilat janë gjërat e nevojshme që duhet t`i keni në shtepi për të qenë më e lumtur.

Mure të gjelbërta apo të verdha

Studimi ka treguar se këto dy ngjyra provokojnë ndjenja të lumturisë, megjithatë mund të mos keni guximin e ngjyrosjes së të gjitha ureve me këto dy mgjyra, adnaj provoni me vetëm ndonjë mur.

Lule të ferskëta

Ndoshta ëpr juve lulet e freskëta janë harxhim i kotë i parave mirëpo mereni këtë sikur një investim në lumturi. Lulet e freskëta aktivizojnë emocione të lumturisë dhe e shton ndjenjën e kënaqësisë në jetë.

Fotografitë sentimentale

Nëse vitrina juaj është përplot me libra dhe gota të kristalit, menjëherë t`i zëvendësoni me fotografitë familjare. Studimi ka treguar se fotografitë e tilla evokojnë lumturi dhe ndjesi të paqes dhe rehatisë shpirtërore.

Qirinjë me aromë të vaniljes

Ndezja e qirinjve me aromë të vaniljes është një mënyre e shkëlqyer për t`u relaksuar. Studimi i bërë mbi komponentën kimike të aromës ka vërtetuar se vanilja e përmirëson disponimin.

Ditari

Trajnimi dhe meditimi bëjnë që të largoni energjinë negative dhe të krijoni hapsirë për ndjenja të këndshme. Mirëpo studimet psikologjike kanë treguar se efekti i mbajtjes ditar personal ndikon pozitivisht në disponimin tuaj.

Qen shtëpiak

Mund të themi me siguri që qeni i shtëpisë është miku më i mirë i juaji, studimi ka treguar se ky miki juaji mund të përmirësojë jetën tuaj.

Esencat nga lulet

Herën e ardhshme kur të përzgjedhni aromën apo freskuesin e ajrit, ke të jetë nga gonxhja e trëndafilit. Receptorët e aromave që ndodhen në hundë janë të lidhur me pjesët e trurit që ndikojnë në emocionet e juaja andaj aroma e trëndafilit ju bën më të lumtur.

Shtrat i rregulluar

Ju duket e çmendur, por shtrati i rregulluar menjëherë pasi të zgjoheni ndikon që ta filloni ditën me disponim të mirë.

Minimalizmi

Shkencëtarët kanë vërtetuar lidhjne mes hormoneve të stresit dhe femrave që në shtëpitë e tyre kanë gjësende të shumta të vogla. Prandaj, sa më tepër gjëra në shtëpi, jeni më e stresuar.

kosovarja.ch