10.7 C
Priština
More

    8 receta të shpejta: 30 minuta për të shërbyer mysafirët e papritur

    spot_imgspot_img

    Kur të dëgjoni zilen në derë, shihni mysafirë që nuk ju kanë lajmëruar, ndërsa dëshironi që t’i shërbeni sa më mirë, atëherë ndiqni sugjerimet tona. Për këto receta ju duhet vetëm gjysmë ore dhe sigurisht do të kënaqeni duke i shijuar.

    QOFTE TË VOGLA ME TUNA

    Nevoitet:

    1 konzervë e madhe me tuna, 2 feta buke të ftohtë, pak qumësht, majdanoz, piper, thërrimeë bukës (prezlla).

    Përgatitja:

    Kullojeni tunen nga vaji, prisni me një pirun, pastaj shtoni thërrimet e bukës para se ta futni në qumësht dhe ta shtypni. Sipas shijes shtoni edhe piperin, majdanozin të copëtuar imët, përzieni mirë derisa masa të bashkohet dhe formoni qofte të vogla. Rrokullisni ato në thërrimet e bukës dhe skuqni në vaj të nxehtë derisa të marrë ngjyrë të errët në të gjitha anët.

    PIROSHKA ME DJATH

    Nevoitet:

    400 gr miell, 200 ml kos, 1 qese pluhur për pjekje, 1 vezë, 200 gr djathë të fortë, kripë, vaj për skuqje.

    Përgatitja:

    Në një tenxhere të thellë hidhni miellin, pluhurin për pjekje, kripen dhe përzieni mirë të gjitha këto. Në miellin e përgatitur shtoni një vezë dhe kosin. Pastaj grimconi djathin e fortë dhe përzieni mirë masen deri sa të bashkohen të gjithë përbërësit. Nëse mendoni se mielli është shumë i butë, atëherë lirisht shtoni edhe 1-2 lugë miell. Brumin vendosni në siperfaqe ku është e lyer me miell dhe bëni koret me rreth një centimetër trashësi, si dhe me thikë preni forma drejtkëndore rreth 6×2.5 cm. ndërkohë, veni enën në furrë dhe në temperaturë të ngrohtë nxeni vajin. Sasia e vajit duhet të jetë aq sa të mbulojë gjysmën e piroshkës. Në vajin e nxehtë, me kujdes lëshoni piroshkat një nga një dhe skuqni ato deri sa të marrin ngjyrë në të dyja anët.

    KREPA (PALLAÇINKA) ME SPINAQ DHE DJATH

    Nevoitet:

    16 krepa të vogla, 300 gr spinaq,  2 thelpinj hudhër, 4 lugë djathë, 2 lugë salcë kosi, 1 dl qumësht, kripë, thërrime të bukës.

    Përgatitja:

    Skuqni krepat e vogla. Gatuani spinaqin rreth 15 minuta, prisni dhe grimconi imët atë. Në një tigan me vaj dhe miell, shtoni hudhër, pak qumësht, spinaq, kripë dhe për ca kohë leni që të skuqet. Spinaqit shtoni edhe djathin dhe salcën e kosit, dhe përzieni mirë. Për çdo krepë vendosni një lugë nga masa e përgatitur dhe rrotulloni ato. Krepat rrokullisni në thërrimet e bukës dhe skuqni në vaj për 3-4 minuta. Kastravecat turshi preni në kube të vogla, përzieni me përbërësit tjerë dhe në këtë mënyrë krepat janë gati.

    KROKETA ME DJATH DHE SPINAQ

    Nevoitet:

    800 gr patate, 150 gr spinaq, 150 gr miell, 50 gr gjalpë, 1 vezë të madhe, 1 lugë gjelle kripë, 100 gr djathë, vaj për skuqje.

    Për skuqjen:

    Miell, 1 vezë, 4 lugë qumësht, thërrime të bukës (prezlla).

    Përgatitja:

    Patatet me lëvore, lani mirë dhe vendosni të vlojnë. Pataten e gatuar largone prej ujit dhe leni që të ftohet për pak kohë, pastaj hiqni lëkurën, shtypni mirë dhe lëreni të ftohet edhe për pak kohë. Pastaj shtoni spinaqin e grimcuar imët, vezën, gjalpin, kripën dhe përzieni derisa masa të formohet. Gradualisht shtoni miell dhe ngjeshni brumin me dorë. Brumin vendosni në sipërfaqe ku është e lyer me miell, ndani një lugë gjelle me brumë dhe në mes vendosni një copë djathë pastaj rrotulloni brumin. Në ndërkohë përgatitni gjithçka që duhet rreth skuqjes. Në një pjatë vendosni pak miell, në tjetrën vezën dhe qumështin ndërsa në pjatën e tretë thërrimet e bukës. Kroketat e mbështjellura rrokullisni së pari në miell, pastaj kaloni nëpër vezë dhe në fund në thërrimet e bukës. Kroketat skuqni në vaj të ngrohtë, deri sa të marrin ngjyrë në të gjitha anët. Shërbeni të ftohta ose të nxehta.

    SANDUIÇ I NXEHTË I PJEKUR

    Nevoitet:

    8 feta bukë e thekur, 150 gr proshutë e imtësuar, djathë, 200 gr salcë kosi, 1 vezë, gjalpë.

    Përgatitja:

    Sanduiçin bëjeni me gjalpë. Përzieni të gjithë përbërësit tjerë dhe mbushni atë me masën e fituar. Piqeni në furrë në 200 gradë për 15-20 minuta. Shërbehet i ngrohtë

    PITE E SHPEJTË PREJ PATATEVE

    Nevoitet:

    150-200 gr miell, 2 vezë, 4 patate të prera në kube, qumësht, kripë, ujë, 1 thelb hudhër, piper, 2dl jogurt, 2 dl kos.

    Pergatitja

    Nga vezët, mielli, qumështi, uji dhe kripa, bëni një brumë pak më të trashë se krepat (pallaçinkat). Ngrohni furrën në 220 gradë. Lyeni tepsinë ose vendosni letër për pjekje dhe ngrohne mirë dhe më pas derdhni në të patatet e përziera me brumin si dhe me purenë e hudhrës, pastaj piqeni për rreth 20 minuta. Hidhni jogurtin e përzier me kosin dhe piqeni për disa minuta tjerë.

    ROLE ME SALSIÇE

    Nevoitet:

    2 gota miell, 4 lugë gjalpë, 1 ½ lugë pluhur për pjekje, 1 lugë çaji sode buke, 1 filxhan kos, kripë, piper, 400 gr salsiçe ose sallam, djathë sipas dëshirës.

    Përgatitja:

    Tek mielli shtoni gjalpin e copëtuar, pluhurin për pjekje, sodën e bukës, kosin, kripën dhe piperin. Ngjeshni brumin dhe spërkateni me miell si dhe me duar prekni lehtë duke e bërë një formë katrori. Mbi brumin, vendosni salsiçet e freskëta në mënyrë të barabartë, mbështjellni në role dhe preni në copa pak më të trasha. Vendosni roletë pranë njëri tjetrit dhe piqni në furrë prej 190 gradë për rreth 20-25 minuta.

    PETULLA TË SHPEJTA

    Nevoitet:

    3 vezë, 200 gr kos, 1 pluhur për pjekje, 20 lugë miell, kripë, sheqer.

    Përgatitja:

    Prej këtyre përbërësve bëni masën. Prej masës së fituar, merrni nga pak me lugë dhe lëshoni në vaj të nxehtë për skuqje. Kur të keni përfunduar, shërbeni ato me sheqer, reçel ose eurokrem./kosovarja.ch/

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...