2.8 C
Priština
More

    8 gjërat që mund ta prishin një puthje të mahnitshme

    spot_imgspot_img

    Ah, puthja! Një nga momentet më të bukura. Nuk ka asgjë më të bukur se të afroni buzët me të dashurin dhe të merrni një udhëtim fantastik të shkëmbimit të puthjeve. Një puthje jo mirë e realizuar mund ti ndodhë çdonjeriu (vetëm nëse jeni femër me fat dhe nuk bëni pjesë në këtë kategori!). këtu, po ju paraqesim disa mënyra të ndryshme, që mund të shkojnë keq, dhe një mënyrë të mirë që t’ju ndihmojë të ndjeni se jeni duke bërë më të mirën për të realizuar puthjet.

    1. Pështymë e tepruar. Meshkujt që mbushin fytyrën tuaj me jargë apo pështymë gjatë aktit të puthjes, mund t’ju shkaktojë neveri dhe të prishë gjithë romancën. Ju lutem mbani pështymën brenda gojës suaj dhe mos e hidhni pa mëshirë.
    2. Gjuha e hardhucës. Të nxirrni gjuhën jashtë dhe brenda pa arsye dhe pa ritëm. Është shumë neveritëse. Gjë shumë e keqe. Madje, akoma më keq bëhet nëse gjuha juaj është e thatë.
    3. Frymëmarrje e thellë (e madhe). E juaja, ose e tij. Ndoshta keni ngrënë pasta me hudhër dhe pa menduar lëshoni frymëmarrjen. Kujdes gjatë lëshimit të frymëmarrjes sepse shumë shpejt premtimi i diçkaje të ëmbël kthehet në të hidhur.
    4. Të kërkoni me duar. Ju mezi se njiheni me mashkullin që keni dale në takim dhe ai, përpiqet të ngrohë duart e tij poshtë pantallonat tuaja. Jo e hijshme, shoku, absolutisht që jo.
    5. Sytë e hapur. Hapni sytë për një sekondë dhe vëreni se edhe ai ju shikon. Është sikur thjeshtë të shikoni fytyrat e njëri-tjetrit. Pse? Mose keni vallë ndonjë garë vetëm për shikime? Është një gjë që duhet t’ju ngacmojë si prekja e hundëve, buzëve, e ballit apo lëvizje tjera të këndshme. Por, me të vërtetë të hapni sytë gjatë aktit të puthjes është disi e çuditshme.
    6. Teprim i gjuhës. Nëse ndokush tenton të fusë gjuhën pothuajse poshtë fytit, mund të duket sikur po bllokon tërësisht furrnizimin tuaj me ajër.
    7. Rënkimi. Nëse jeni e dhënë pas mashkullit, kjo mund të tingëllojë mrekullueshëm. Kjo është thjeshtë një shenjë se jeni duke u kënaqur dhe se gjërat ndoshta do të shkojnë në një nivel tjetër më intim. Nëse thjeshtë jeni duke aktruar sikur jeni një pornstar, kjo nuk tingëllon edhe aq bukur.
    8. Të përlesheni me dhëmbë. Kjo mund ti ndodhë shumicës nga ne, të cakërroni dhëmbët nga pak është në rregull herë pas here. Por në qoftëse me të vërtetë përplasni dhëmbët me njëri-tjetrin, njëri nga ju mund të përfundojë në karrigen e dentistit. Dhe, ky padyshim nuk është skenari më i mirë për një puthje.

    Tani, një truk se çfarë e bënë një puthje të mrekullueshme: Para çdo takimi bëni me eksfoliant buzët tuaja. Realisht, këtë mund ta bëni çdo ditë, sepse kur buzët tuaja duken të buta sikur retë, kjo do t’ju bëjë të ndiheni më të lumtur. Ju mund të bleni eksfoliant për buzë, apo të përgatitni një tuajin. Mund t’ju rekomandoj vaj kokosi apo sheqer ngjyrë kafe. Merrni një brushë të re dhëmbësh dhe fshini butësisht përzierjen mbi buzët tuaja duke bërë rrathë apo qarqe të vogla. Ka efekt zbutës (por edhe e shijshme).

    Çfarë mendoni ju se mund ta prishë një puthje të mrekullueshme? A keni ndonjë këshillë për tu puthur në mënyrë të mahnitshme?/kosovarja.ch/

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...