8 bisedat që çdo çift duhet t`i bëjë

spot_imgspot_img

Bisedat rreth seksit janë një subjekt i ndjeshëm që nga sipërfaqja e papëlqyeshme, çiftet zgjedhin që t`i injorojnë.

Përcaktoni kufijtë

Gjëja e parë që duhet bërë është përcaktimi i limiteve, sepse ata ndihmojnë partnerët që të ndjehen të rehatshëm. Duhet të diskutoni se çfarë dëshironi në shtrat, çfarë dëshironi të bëni, dhe për çfarë nuk dëshironi as të mendoni. Njëherë kur të vendosni limite, do të reduktoni presionin, por edhe rrezikun se do të lëndoni partnerin nëse rrefuzoni ndonjë ide të tij.

Përshtateni libidon

Në marrëdhëniet afat-gjate, partnerët nganjëherë mund të rahatohen deri në atë masë saqë ajo i pengon jetës së tyre seksuale. Rutina mund të jetë e rrezikshme për lidhjen, posaçërisht nëse libidot e partnerëve nuk përshtaten. Nëse njëra anë ka më pak dëshirë seksuale ndërsa tjetra më shumë, në situate të tilla mund të ndihmojë një orar. Shtesë e shkëlqyer janë lodrat si dhe loja e roleve, mirëpo duhet që të merreni vesh për këto gjëra.

Problemet seksuale

Ejakulimi i parakohshëm, thatësia vaginale dhe mungesa e aksionit në dhomë janë disa situata delikate për të cilat çiftet duhet të flasin me njëri-tjetrin. Këtu ju duhet kujdes i veçantë sepse partneri veçmë është i ndjeshëm, andaj një fjalë e gabuar mund të shkaktojë reagim të hatashëm. Duhet që t`ia bëni me dije se i qëndroni pranë dhe se bashkarisht do të tejkaloni këto situatë. Besimi i tij veçmë është gërvishur, andaj është më mirë që ngadalë të vazhdoni kohën e paralojës.

Mbrojtja

Për sigurinë dhe përdorimin e kontracepsionit duhet diskutuar para marrëdhënies së parë. Infeksionet virale dhe bakteriale mezi presin, pa e shtuar rrezikun e shtatëzënisë së padëshiruar. Është më mirë që bashkarisht të vendosni se çfarë mbrojtjeje do të përdorni. Gjithashtu është me rëndësi që për mbrojtjen të kujdesen në mënyrë të barabartë të dy partnerët. Nënkuptimi se për mbrojtjen do të përkujdeset vetëm njëri partner është rrugë deri tek situatat e rrezikshme.

Lidhje e hapur apo jo e hapur

Para se të kaloni në seks duhet që të bisedoni rreth karakterit të lidhjes suaj. Femrat janë më shpesh të frikësuara për këtë çështje, andaj nënkuptojnë se partneri i tyre do të shihet vetëm me ta, diçka që mund të shkaktojë keqkuptime. Është më mirë që statusin e lidhjes ta definoni që nga fillimi i saj.

Tregoni se çfarë ju eksiton

Partneri nuk mund ta dijë gjithmonë se çfarë e eksiton të dashurën e tij, por situata të tilla nuk janë të pakta madje edhe në marrëdhëniet afat-gjata. Duhet që t’ia bëni të qartë se çfarë ju pëlqen dhe çfarë jo. Tregoni atij dhe drejtojeni sepse ashtu që të dy do të përfitoni. Herën e ardhshme pas ndihmesës, ai do mund që t`ju shpie në kulminim pa asnjë fjalë.

Arsyetimet rreth seksit

Nuk mundem sot, më dhemb koka- janë fraza që partnerët i përdorin për të evituar seksin. Por në vend të aktrimit është mirë që të diskutoni rreth kësaj çështjeje. Rrefuzimi i vazhdueshëm do të dëmtojë partnerin, po jo aq shumë nëse ia shpjegoni arsyet e vërteta. Në situata të tilla partnerit duhet t`ia bëni me dije se “jo sot” nuk do të thotë” përgjithmonë jo”. Me këtë i tregoni se ju tërheq por aktualisht keni shqetësime që nuk ju lejojnë që të kënaqeni me seksin në mënyrën e duhur.

Orari i seksit

Sasia e seksit ndonjëherë është më e rëndësishme se cilësia – thonë terapistët martesorë. Orari i dendur i punës dhe stresi, zvogëlojnë dëshirën seksuale por një marrëveshje mund ta ngrisë sërish. Edhe në qoftëse është me orar, seksi i afron partnerët dhe me këtë rrit nevojën për më tepër intimitet./kosovarja.ch/

Shpërndaje postimin:

spot_imgspot_img

Të popullarizuara

spot_imgspot_img

Artikuj të ngjajshëm
Artikuj të ngjajshëm

Horoskop argëtues i ditës për 12 shenjat: dashuri, punë dhe mirëqenie (argëtim)

Një udhëzues i lehtë dhe argëtues për ditën: çfarë mund t’ju sjellin yjet në dashuri, punë dhe mirëqenie. Vetëm për qejf dhe reflektim të lehtë.

Dekorime: Hyrja që mirëpret — ide funksionale për rregullimin dhe organizimin e hyrjes së shtëpisë

Sugjerime praktike për të krijuar një hyrje funksionale që organizon sende dhe rrit sigurinë në shtëpi, me fokus tek ruajtja e kimikateve dhe parandalimi i helmimeve.

Make‑up: Sistem i thjeshtë për organizimin e produkteve dhe kontrollin e afateve të përdorimit

Udhëzime praktike për të mbajtur kozmetikën dhe produktet për flokë të organizuara, si edhe për t’u siguruar që përdorimi i tyre nuk dëmton flokët. Fokus në praktika të miratuara nga dermatologë për mbrojtje nga dielli, trajtim pas notit dhe sjellje të përditë

Udhëtime: Bagazhi i dorës për udhëtime të shkurtra — udhëzues paketimi praktik pa rregulla të kompanive

Udhëzues praktik për paketimin e bagazhit të dorës për 1–3 ditë, me fokus te dokumentet, medikamentet, deklarimet doganore dhe mjetet zyrtare që ndihmojnë për një udhëtim të qetë.