7 gabime që mund të jeni duke bërë me aplikimin e rimelit pa e kuptuar!

spot_imgspot_img

1 –Kur e aplikoni rimelin në majat e qerpikëve në fillim, duhet të shihni lart për ta aplikuar edhe në fundet/rrënjët e qerpikut, gjë që mund të shkaktojë njolla në qepallat e syrit, pasi rimeli është ende i lagur.

Pra, për të evituar këtë, më mirë aplikojeni nga rrënja-lart.

2 – Në momentin që nxirrni rimelin, mos e fërkoni në “shishe”, duke e futur dhe duke e nxjerrë disa herë. Kjo do të thajë bojën, duke dëmtuar rimelin dhe duke bërë që qerpikët të mos duken mirë.

3 – Mos përdorni kthyes-qerpikësh pas aplikimit të rimelit. Duhet ta pëdorni gjithmonë në qerpikë të pastër dhe pa rimel. Përndryshe, rrezikoni t’i humbisni qerpikët.

4 – Mos aplikoni rimel vetëm në fund të qerpikëve. E gjithë pesha do shkojë aty dhe për pasojë, volumi do bjerë. Vendosni rimel në çdo zonë.

5 – Një gabim i zakonshëm është shpërndarja e rimelit tuaj personal me mikeshat. Kjo është një nga mënyrat më të lehta për përhapjen e mikrobeve dhe mund të çojë në kruarje deri në infeksion të syve.

6 – Mënyra e aplikimit është gjithashtu e rëndësishme. Ju nuk duhet ta aplikoni vetëm nga poshtë-lart, por edhe ta lëvizni furçën e rimelit nga një anë në tjetrën, në mënyrë që të mos ketë fije të bashkuara dhe qerpikët tuaj të duken më të trashë dhe më të gjatë.

7 – Mos mbani të njëjtin rimel për shumë gjatë. Pas 3-6 muajsh, rimeli duhet zëvëndësuar me një të ri.

 

Shpërndaje postimin:

spot_imgspot_img

Të popullarizuara

spot_imgspot_img

Artikuj të ngjajshëm
Artikuj të ngjajshëm

Rutinë pas‑shkollore praktike për fëmijën tuaj

Ndërto një pasdite të qetë e të dobishme me hapa të vegjël: mbërritje pa stres, detyra me ritëm, lexim, lojë dhe ushqim të shpejtë e të shëndetshëm.

Make UP: Organizimi i kozmetikës dhe afatet

Riorganizo kutinë e make up-it, lexo saktë afatet dhe krijo një rutinë të sigurt, të thjeshtë dhe të shpejtë me këshillat praktike të Kosovarja.

Paragjella: Planifikimi i vakteve javore

Udhëzues praktik nga Kosovarja për menu javore të balancuara, parapërgatitje të thjeshtë dhe higjienë të sigurt në kuzhinë — kursen kohë dhe ul stresin.

Bariera natyrale për gjumë të qetë

Rutinë e thjeshtë mbrëmjeje me bariera natyrale: dritë e zbehur, pije bimore, lëvizje të buta dhe ambient i qetë për gjumë më të lehtë.