2.8 C
Priština
More

    6 arsyet që dëshmojnë se edhe lidhjet më të mira përfundojnë

    spot_imgspot_img

    Edhepse ende rrefuzojmë të pranojmë se Jay-Z dhe Beyonce kanë probleme, prap shqetësohemi kur dëgjojmë gjëra të tilla. Edhepse në dukje kanë një lidhje perfekte, shume çifte të shkëlqyera ndahen, ndërsa 6 arsyet për këtë gjë na i tregon eksperti Lodro Rinzler.

    Keni vlera të ndryshme

    Vetëm për shkak se një çift duket mirë së bashku apo duket sikur kënaqen me praninë e njëri-tjetrit, nuk do të thotë se ata janë ashtu edhe pas dyerve të mbyllura. Nëse një person e vlerëson punën e tij më shumë se lidhjen, apo një person dëshiron të fillojë familje ndërsa tjetri jo, jeni të drejtuar për në rrugë të vështirë. Pasiqë të përkushtoheni në një marrëdhënie, është më mirë të diskutoni këto gjëra herët në fillim që të siguroheni se keni të njejtat vlera.

    Shfaqet një formë e re e stresit

    Nëse dëshironi të jeni në një lidhje me dikë, duhet të pranoni të qëndroni afër edhe kur gjërat nuk janë të këndshme. Edhepse një çift ka qenë së bashku për vite dhe ka kaluar nëpër testime të marrëdhënies së tyre- vdes prindi apo humb punën- një formë e re e stresit shfaqet dhe papritur njëri person nuk mund të qëndrojë më me tjetrin. Shenjë e një marrëdhënie të mirë është kur qëndroni krah-për-krah, sidomos kur shfaqen vështirësitë. Sa më hapur që komunikoni në këto periudha, aq më të sigurtë do e bëni rrugëtimin tuaj në situata të pavolitshme.

    Jeni në pika të ndryshme të jetës

    Lidhjet janë të mira dhe ju e trajtoni njëri-tjetrin aq mirë, mirëpo kjo nuk do të thotë se jeni duke kaluar nëpër të njejtat gjëra. Nëse jeni në pika të ndryshme të jetës keni nevojë të komunikoni në lidhje me këtë dhe të siguroheni se mund të bëni disa kompromise. Shembull, në qoftë se ai është pak më i vjetër dhe dëshiron të martoheni ndërsa ju jeni duke e përgatitur dokumentacionin që të aplikoni në fakultet, nëse nuk gjeni kompromis atëherë mund të ndaheni.

    Mungesa e besimit

    Mungesa e besimit është vrasësi më i madh i lidhjeve. Nëse ndokush tradhëton tjetrin, mund t’i kushtojë vite të mosbesimit. Është vështirë që të harrohet ajo shuplakë e tmerrshme, edhe në qoftë se i mbyllni sytë do të frigoheni se mos përsëri do të lëndoheni ashtu. Ndonjëherë ndjeheni se është më mirë të ndaheni, riparimi i besimit është një gjë që kërkon mund dhe komunikim nga të dy palët.

    Keni stile të ndryshme të jetesës

    Njëri prej jush del çdo natë të javës përderisa tjetri qëndron në shtëpi, njëri shpenzon të holla ndërsa tjetri është koprrac. Edhepse kënaqeni në shoqërinë e njëri tjetrit nuk mund të kaloni tërë kohën bashkë. Duhet ta rregulloni se si e kaloni kohën, sa energji dhe para harxhoni etj. Nëse keni stil të jetësës shumë të ndryshëm, është mirë që të diskutoni hapur që të mund të kuptoni njëri-tjetrin dhe të siguroheni se të dy palët do të mbeteni të rrespektuar.

     Nuk është i duhuri

    Është i trishtueshëm fakti, që një person të jetë shtrirë afër personit tjetër me të cilin është në marrëdhënie, mirëpo është në dijeni se ai nuk është “i duhuri”. Vetëm se lidhja është e fortë nuk do të thotë se është personi i duhur për ju, dhe zakonisht kur ta kuptoni këtë gjë do t`ju përmbyset e tërë bota juaj. Është më mirë ta dini këtë para se të martoheni apo para se të bëni fëmijë sepse pasi të lidheni shumë, kthimi mbrapa nuk është opcion.

    Do të jetë një person që do ju dojë dhe do ju rrespektojë, që do ju mendojë për “të duhurën”, që me komunikimin e hapur dhe me vullnetin e mirë do ju bëjë të përballoni pakënaqësitë, dhe që shpresojmë se me të do të kaloni vite të lumtura.

    Burimi: marieclaire.com

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...