6 arsye pse çiftet zihen kaq shumë për paratë

spot_imgspot_img
Ka miliona gjëra për të cilat mund të debatosh me partnerin- seksin, kohën e pamjaftueshme që kaloni bashkë, punët e shtëpisë, etj, etj. Por, një nga çështjet që është burim i sigurtë zënkash, mbeten paratë! Çështja e financave mbetet një nga shkaqet kryesore të sherreve në çift, por cilat janë arsyet që çojnë në këtë debat që s’mbaron kurrë?

1. Paratë janë ende temë tabu. Thjesht nuk jemi mësuar ende të diskutojmë dhe të menaxhojmë siç duhet bisedat rreth financave. Ti mund të pyesësh dikë të panjohur për jetën seksuale dhe ato mund të të tregojnë me qejf, nëse i pyet për shumën e parave në bankë, do të ofendohen dhe panikosen nga pyetja. Prandaj, çiftet shpesh zihen për paratë sepse s’dinë të flasin rreth tyre.

2. Kur vjen puna tek paratë, argumentet me partnerin janë komplet ndryshe nga çdo lloj tjetër zënke. Prandaj, shanset për t’u acaruar më shpejt janë edhe më të mëdha në krahasim me debatet e tjera.

3.Secili nga ne ka histori të ndryshme me financat dhe kjo ndikon në sjelljen tonë në të ardhmen. Historiku i parave gjatë jetës sonë përcakton besimet, perceptimet dhe sjelkjen që ne kemi kundrejt tyre. Zakonet e tua në lidhje me shpenzimet/kursimet e parave mund të jenë komplet ndryshe nga ato të partnerit.

4. Paratë janë një burim i limituar! Ndryshe nga njohuria, kreativiteti apo meme-t që i dërgoni njëri-tjetrit, zënkat për para janë të pashmangshme në një formë a një tjetër. Thjesht sepse është burim i nevojshëm që shteron!

5. Ironikisht, ndonëse paratë mund të krijojnë shumë stres dhe ka raste për përfundojnë me ndarje, çiftet kanë tendencën t’i shmangin të tilla sherre. Shumë prej tyre besojnë se paratë nuk janë mjaftueshëm të rëndësishme për të shpenzuar energji dhe gjërat komplikohen më vonë…

6. Sherret e parave në fakt bëhen për arsye të tjera. Ti dhe ai ziheni për lekët që shpenzuat gjatë pushimeve dhe ti do të kuptosh që në fakt argumentet që jep rreth parave tregojnë në fakt vlerat dhe prioritetet e tua.

Shpërndaje postimin:

spot_imgspot_img

Të popullarizuara

spot_imgspot_img

Artikuj të ngjajshëm
Artikuj të ngjajshëm

Flokët & Trupi: Kujdes i trupit me rutinë të thjeshtë — hapa të përditshëm për flokë dhe lëkurë

Një udhëzues praktik për një rutinë të thjeshtë trupore që mbron flokët dhe lëkurën e kokës nga dielli, klori dhe zakonet që shkaktojnë thyerje. Këshilla të përditshme, veprime pas pishinës dhe kur të kërkoni ndihmë dermatologjike.

Femra: Si të përgatiteni për një festival kulturor — zgjedhje veshjeje dhe rehatie për ditë të gjatë

Udhëzime praktike për femrat që planifikojnë të shkojnë në festivalet kulturore: si të zgjidhni veshjen, të organizoni bagazhin dhe të ruani rehati gjatë një dite të gjatë, me respekt për kulturën dhe artistët.

Dashuri & Martesë: Dialog i shkruar — skenarë për të zgjidhur një keqkuptim pa ngritur zërin

Udhëzues i qetë dhe praktik për të zgjidhur një keqkuptim në marrëdhënie pa ngritur zërin, me skenarë bisedash, teknika dëgjimi aktiv dhe hapa konkretë për t’u përgatitur dhe për t’u rikthyer në dialog.

Recetë: Darkë vegjetariane ekonomike me qiqra dhe perime stinore — gatim familjar në 30 minuta

Recetë praktike dhe ekonomike me qiqra dhe perime stinore, e përshtatshme për familje, gati brenda 30 minutash. Udhëzime të qarta për përgatitje, kursim kohe dhe rregulla bazë të sigurisë ushqimore.