4.4 C
Priština
More

    5 shprehi që do të ju ndryshojnë jetën për vetëm 5 minuta

    spot_imgspot_img

    Mark Wahlberg nuk dëshiron të ndryshojë jetën e tij. Jimmy Fallon është i lumtur aty ku është. Dhe, Beyonce mendon se ndjehet shumë mirë tani për tani.

    Por, pjesa tjetër e mbetur prej nesh? Jo edhe aq shumë. Ndoshta do të kishim bërë më shumë për të pasur sukses në karrierë, shëndet të mirë dhe një tru që ndriçon gjithkah. Por, duke marrë hapa të mëdha – dietë intenzive, rregullim i karrierës, orët në palestër, paketimi i rrobave për udhëtim diku për pushime – duket se janë përtej mundësive tona të përditshme.

    Për fat të mirë, ka gjëra që mund të bëni duke filluar nga sot dhe nuk ju kushtojnë asgjë, ju merr 5 minuta ose më pak dhe mënjëherë do të vëreni rezultatin dramatik në jetën tuaj në përgjithësi. Filloni çdo mëngjes me këto rituale super të shpejta dhe filloni mënjëherë ti shijoni shpërblimet.

    1. Shënoni kohën tuaj të zgjimit nga gjumi

    Sepse: dyfishon fuqinë e trurit tuaj

    Pavarsisht nëse zgjoheni me alarm apo thjeshtë natyrshëm, shënoni kohën e saktë kur jeni zgjuar. Përgjatë rrjedhës së një jave, analizoni ngritjen nga gjumi si dhe rënien në gjumë në përputhje me rrethanat: dihet se ju synoni pikërisht për 7 orë gjumë çdo natë. Sipas një studimi spanjoll, më pak gjumë se 6 orë ose më shumë se 8 orë, mund të ketë rritje të rrezikut për dëmtim kognitiv 2.6 herë tek njerëzit mbi moshën 65 vjeçare.

    1. Hidhni një filxhan kafe

    Sepse: sasia e tepërt e çrregullon funksionin tuaj seksual

    Një studim i ri nga Univerziteti i Teksasit, ka zbuluar se njerëzit që konsumonin 85-170 mg kafeinë në ditë kishin 42% më pak gjasa të raportohen për ED (erectile dysfunction) se sa ata që nuk konsumonin. Një filxhan standard përfshin rreth 95 mg kafe. Megjithatë, nëse ju kaloni në filxhanin e dytë, atëherë beneficionet nga pierja do të fillojnë të zvogëlohen; ato që pijnë nga 171-303 mg në ditë kishin më pak mbrojtje se të tjerët.

    1. Ecni jashtë

    Sepse: zhduk gjenet tuaja të yndyrës

    Hulumtimet e fundit të botuara në revistën Plus One, kanë gjetur se duke u ekspozuar direkt në diell mes orës 8 në mëngjes dhe në mesditë, kjo gjë ndikon në reduktimin e rrezikut të shtimit të peshës, pavarsisht nga niveli i aktivitetit, konsumi i kalorive apo edhe mosha. Hulumtuesit besojnë se rrezet e diellit sinkronizojnë metabolizmin tuaj dhe zhdukin depozitimin e gjeneve të yndyrës.

    1. Bëni palestër paradite

    Sepse: Djegni të gjithë kaloritë e depozituara

    Edhe një periudhë e shkurtër e ushtrimeve para vaktit tuajtë mëngjesit, mund të djeg më shumë kalori se një stërvitje shumë orëshe në drekë. Meqenëse ju ushtroni në bark të zbrazët apo gjendje “agjërimi”, trupi juaj djeg edhe depozitimin e yndyrës në trup dhe të ju mbajë juve në lëvizje. Si rezultat i kësaj, ju do arrini të djegni yndyë përgjatë gjithë ditës.

    1. Hani një grusht arra

    Sepse: e bën belin tuaj të sheshtë

    Merrni një grusht arra gjatë daljes nga shtëpia. Janë të pasur me omega-3 më shumë se peshku salmon, posedojnë më shumë polifenole se sa vera e kuqe dhe kanë dozë të madhe të fibrave dhe proteinave. Sipas studimit të bërë në revistën e kolegjit amerikan të ushqimit, thuhet se njerëzit që hanë arra bien në peshë dhe iu zvogëlohet madhësia e belit./kosovarja.ch/

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...