5 arsyet e akneve në shpinë sipas dermatologut

spot_imgspot_img

Të pasurit puçrra në fytyrë është frustruese por çfarë të bëjmë me puçrrat e shpinës? Fatmirësisht, me ca ndryshime në shprehitë e juaja, do të mund të harroni problemin e akneve.

Shkaku #1: Produktet që i përdorni ua bllokojnë poret. Kondicioneri juaj, krema për rreze të diellit, vaji i masazhimit – të gjitha këto produkte ua bllokojnë poret e lëkurës në shpinë.

Shërimi: Ku i lani flokët dhe kur aplikoni kondicioner, kujdesuni që flokët e juaja të lagura mos të prekin shpinën derisa nuk thahen. Në vend të kremës së zakonshme për mbrojtje nga rrezet e diellit, përdorni ato të etiketuara si “ultra-light” apo “quick-dry”. Gjithashtu gjatë verës është mirë të përdoren losione në vend të kremave pasiqë kanë më pak vaj dhe nuk i bllokojnë poret.

Masazhin me vajëra përfundojeni me avullim në dush apo saunë që të hapni poret nga vajërat e ngelura.

Shkaku #2: Rrobat e juaja janë duke e irituar lëkurën. Fatkeqësisht, përderisa stërvitja është e shkëlqyeshme për trupin tuaj ajo mund të shkaktojë edhe paraqitje të puçrrave. Fërkimi nga sytjenat e ngushta sportive mund të pezmatojë folikulat e lëkurës dhe të shkaktojë puçrra të kuqe.

Shërimi : Pas stërvitjeve bëni dush patjetër ndërsa mos i mbani rrobat e stërvitjeve gjatë kohë në ju pasiqë trupi ka nevojë për ajrosje.

Shkaku #3: Jeni e predispozuar ndaj puçrrave. Nëse lëkura me puçrra është gjenetikë familjare, mos u surprizoni kur edhe ju do të keni probleme të njejta.

Shërimi: Edhe predispozitat gjenetike kanë ilaç që zbut intensitetin e puçrrave. Përdorni acid salicik dhe glikolik në shpëlarje që të parandaloni dhe shëroni puçrrat.

Shkaku #4: Nuk jeni duke u ushqyer me ushqimet e duhura për lëkurën tuaj. Thonë se çfarë është e mirë për zemrën e një njeriut është e mirë edhe për lëkurën e tij andaj është koha të shmangeni nga shejkët dhe burgerët.

Shërimi : Hani ushqim të mirë balansuar pasiqë studimet tregojnë lidhje mes ushqimit dhe paraqitjes së puçrrave.

Shkaku #5: Nuk jeni duke e pastruar mirë shpinën. Kjo mund të ju duket e çuditshme por harresa e pastrimit të shpinës është një gjë tejet e zakonshme. Është një pjesë e paarritshme e trupit për tu parë dhe shpesh e neglizhuar.

Shërimi : Pasiqë është një nga pjesët më të ndjeshme ndaj puçrrave, duhet ta trajtoni sikurse fytyrën tuaj. Përdorni pastrues që qërojnë lëkurën dhe e hidratojnë dhe qetësojnë lëkurën e ndezur./kosovarja.ch/

 

Shpërndaje postimin:

spot_imgspot_img

Të popullarizuara

spot_imgspot_img

Artikuj të ngjajshëm
Artikuj të ngjajshëm

Pandora: Kujdes i butë për flokët pas ekspozimit në diell dhe nxehtësi

Udhëzime praktike dhe të buta për t’i rikthyer flokët pas ekspozimit në diell dhe vapë, duke u mbështetur në këshillat për freskim, hidratim dhe mbrojtje në ditët e nxehta.

Te‑zgjedhura: Si të organizoni një mbrëmje me muzikë shqiptare në shtëpi për familje dhe diasporë në Zvicër

Udhëzues praktik për të organizuar në Zvicër një mbrëmje me muzikë shqiptare në shtëpi, me fokus te atmosfera, teknika, aktivitetet për familje dhe lidhjet me diasporën.

Trend: Ndërto gardërobën kapsulë praktike për punë dhe përditshmëri

Udhëzues praktik për të ndërtuar një gardërobë kapsulë funksionale dhe të qëndrueshme për punë dhe jetën e përditshme, me fokus tek zgjedhja e materialeve, mirëmbajtja dhe kombinimet bazë.

Ushqim: Sallatë sezonale për drekë — 3 versione të plota me proteina lokale për familje në Kosovë dhe Zvicër

Tre receta të thjeshta e sezonale me proteina lokale — mish pule, pulëbardhë të ziera dhe kombinim me bishtajore — të përshtatura për drekë familjare në Kosovë dhe Zvicër, me këshilla për ushqyerje të balancuar dhe higjienë ushqimore.