3 recetat e gjyshes që lehtësojnë dhimbjet e fytit më shpejt se antibiotikët

spot_imgspot_img

Të gjithë personat që janë rritur me praninë e gjyshes e dinë që të kesh gjyshen në shtëpi është njëlloj si të kesh mjekun në shtëpi. Sa herë që ndonjë pjesëtar i familjes ndihet keq, duket sikur gjyshet kanë recetën për gjithçka.

Ndryshimi i temperaturave të ditëve të fundit apo dhe abuzimi që mund të keni bërë me akulloret ju kanë risjellë dhimbjet e grykëve. Në këtë artikull ju sjellim tre recetat e shpejta të gjyshes që do ju bëjnë të ngriheni në këmbë brenda pak ditësh.

1.Gargarë me ujë dhe kripë: Kjo është receta klasike që kanë gjyshet për lehtësimin e dhimbjeve të fytit. Në një gotë shtoni 200 ml ujë të vakët dhe 1 lugë çaji kripë të jodizuar.

Përziejini vazhdimisht derisa të tretet kripa dhe bëni gargarë gjatë gjithë ditës.

Shija mund të mos jetë shumë e këndshme, por na besoni..do të funksionojë menjëherë. Ky trajtim i thjeshtë lufton inflamacionin e mukozës së membranës së fytit.

2.Recetë me mjaltë dhe limon: Një nga antibiotikët më të mirë natyrorë për të lehtësuar dhimbjen e fytit është kombinimi i mjaltit dhe limonit pasi lufton mikroorganizmat që shktojnë infeksionin e fytit, si dhe shërben në të njëtën kohë për të qetësuar kollën dhe problemet me frymëmarrjen.

Në një enë shtoni lëngun e një kokrre limoni dhe dy lugë gjellë mjaltë natyral. Përziejini bashkë dhe konsumojini ashtu çdo mëngjes dhe mbrëmje, ose tretini në ujë dhe mund t’i pini gjatë gjithë ditës.

3.Recetë me mjaltë dhe kanellë: Edhe në këtë recetë nuk mund të mungonte mjalti, i cili njihet ppr vlerat e shumta ushqyese.

Jo më pak e rëndësishme është kanella e cila ka në përmbajtjen e saj antioksidantë dhe përbërës me veti antiinflamatore.

Kombinimi i të dyjave dezinfketon laringun dhe lufton bakteret. Zieni një litër ujë dhe  shtoni në të 3 lugë gjelle mjaltë dhe 3 lugë gjelle kanellë.

Lëreni të vlojë edhe disa minuta të tjera duke e përzier vazhdimisht dhe pasi të jetë ftohur pijeni.

Shpërndaje postimin:

spot_imgspot_img

Të popullarizuara

spot_imgspot_img

Artikuj të ngjajshëm
Artikuj të ngjajshëm

Thonjtë dhe SPF: kujdes për lëkurën rreth tyre

Kutikulat thahen shpejt nga dielli dhe uji. Ja si t’i mbrosh me SPF dhe një rutinë të thjeshtë para/pas ekspozimit, pa irritim.

Rutinë pas shkollës për adoleshentët

Një plan i thjeshtë pas‑shkollor që balancon mësimet, pushimin, celularin dhe familjen – me hapa konkretë që mund t’i nisësh sot.

Shtresa të mençura Kosovë–Zvicër • Veshmbathje

Shtreso me zgjuarsi për motin Kosovë–Zvicër: bazë që menaxhon lagështinë, mes që izolon pa volum dhe shell i lehtë—praktike për gra dhe familje.

Muzika dhe intimiteti: ndikimi në dëshirë

Muzika e zgjedhur me kujdes mund të ulë tensionin, të rrisë afërsinë dhe të orientojë ritmin gjatë intimitetit. Ja si ta përdorësh në mënyrë të vetëdijshme.