1.6 C
Priština
More

    25 gjërat që nuk i dinit për seksin

    spot_imgspot_img

     Edhepse e konsideroni veten ekspert të seksit, gjithmonë ka gjëra shtesë që mund t`i mësoni rreth tij. Seksi avancon shëndetin tuaj mirëpo ndonjëherë mund të jetë tejet i çuditshëm. Lexoni të gjitha imtësirat që e bëjnë seksin të çuditshëm, ndërsa ju nuk e dini.

    1. Seksi zvogëlon stresin

    Përveç përfitimeve fizike që ai ofron, studimi tregon se seksi zbut nervat, ul presionin e gjakut dhe zvogëlon stresin. Një studim tregoi se njerëzit të cilët kanë pasur marrëdhënie seksuale para një prezentimi publik kishin nivele të ulëta të stresit.

    2. Kur jeni të sëmura, pas seksit ndjeheni më mirë

    Studimet tregojnë se nxitja e epshit dhe orgazmës stimulojnë sistemin tuaj imunitar. Kjo do të thotë që marrëdhëniet seksuale mund të jenë një freskim në qoftë se jeni të sëmura. Sidoqoftë është më mirë t`i përmbaheni barnave dhe supave!

    3. Lubrifikantët do ju çojnë më lehtë në orgazëm

    Në qoftë se keni probleme me orgazmën, problemi juaj lehtë mund të zgjidhet. Rreth 50 për qind e burrave dhe grave që përdorin lubrifikant kanë dëshmuar se e kanë më të lehtë arritjen e orgazmës, dhe kjo anketë është bërë në një studim nga Universiteti i Indianës.

     

    4. Në vend të lubrifikuesit mund të përdoret edhe vaji të kokosit

    Nëse nuk e keni ditur, vaji i kokosit mund të përdoret praktikisht për çdo gjë. Një nga funksionet e tij është se mund të përdoret si lubrifikant natyror, dhe është i shkëlqyer pasiqë zgjat shumë dhe pengon rritjen e fungeve.

    5. Lezbiket arrijnë më shpejtë orgazmën

    Studimet që kanë patur të bëjnë me orietimin seksual kanë treguar se 61.1% e femrave normale arrin orgazëm ndërsa tek lezbiket ai numër është 74.7%. Femrat biseksuale kanë përqindjen më të vogël të arritjes së orgazmës me 58%.

    6. Karakteristikat e ndryshme të njerëzve mund të rrisin shanset tuaja për orgazëm

    Kush tjetër bashkohet me grupin që ka një shkallë të lartë të arritjes së orgazmës? Flokëkuqet, përdoruesit e Android, gratë e martuara me burra të pasur dhe gratë më të vjetra.

    7. Sperma ka një numër të ulët të kalorive

    Vetëm 36 kalori në një lugë çaji, për të qenë të saktë, nëse jeni të interesuara.

    8. Pas palestrës, është shumë mirë të bëni seks!

    Rrjedhja e gjakut në rajonet e poshtme të trupit pas ushtrimit, studimi gjeti se e bën trupin tuaj të përkryer dhe të gatshëm për veprim. Mos harrojmë të përmendim se niveli i testosteronit është në rritje e sipër gjatë ushtrimit, në çka patjetër do ju inkurajojë për seks.

    9. Kur vjen puna për të ushtruar… disa njerëz mund të përjetojnë orgazëm gjatë ushtrimeve

    Orgazma ndonjëherë mund të jetë e pakapshme, por disa njerëz mund ta përjetojnë atë edhe gjatë stërvitjes. Ata mund të falënderojnë ushtrimet e muskujve të barkut dhe fatin e tyre.

    10. Pothuajse 31 për qind e popullsisë mashkullore ka aktruar për orgazmën

    Edhe meshkujt dinë se si të përdorin truket. Ndoshta është koha për të filluar të dyshoni në stereotipin se ata gjithmonë mund të arrijnë orgazmë.

    11. Dashuria e bën seksin më të mirë

    Një studim i kohëve të fundit i prezantuar në takimin vjetor të Shoqatës Sociologjike Amerikane dëshmoi se, seksi që “ç­mend” mendjen është i lidhur me dashurinë mes partnerëve.

    12. Prezervativët nuk kanë aq ndikim të madh në kënaqësi

    Herën tjetër që i dashuri juaj do të ankohet për përdorimin e prezervativëve, shpjegoni se studimi i fundit ka treguar se ç­ifti përjeton kënaqësinë e njejtë si me prezervativ si pa të. Në fakt, prezervativët seksin mund të bëjë dhe më të mirë, në sajë të risive dhe teksturës së ndryshme.

    13. Në udhëtime ndodh numri maksimal i lidhjeve për një natë

    Website HostelBookers.com ka ekzaminuar 11.000 konsumatorë për sekretet e tyre në udhëtime dhe gjeti se gati 41 për qind e grave dhe 52 për qind e meshkujve që udhëtojnë kanë pasur seks për një-natë.

    14. Kombinim seksi mund të çojë në martesë

    Ju mund të keni menduar se kombinimi dhe martesa janë reciprokisht ekskluzive, por doli se një e treta e martesave rezultojnë nga kombinimi. Faktin që lidhja për një natë nuk është material për martesë, mos e nxjerrni nga mundësitë potenciale për një gjë të tillë.

    15. Orgazmat e shkaktuara nga fërkimi i thithave ekzistojnë

    Këtë lloj orgazme mund t`a vendoni në listën e orgazmave më të çmendura. Por ja se si funksionon ai: Stimulimi i thithave liron oksitocinën e cila shkakton kontraktime vaginale që janë të lidhura me orgazmin.

    16. Seksi mund të ju sjellë deri tek cikli menstrual i rregullt

    Nëse keni probleme me cikle të parregullta , seksi duhet të jetë në listën e prioriteteve si një zgjidhje. Përveç kësaj, natyrisht , konsultohuni me një mjek . Hulumtuesit nga Universiteti Stanford dhe Columbia University kanë gjetur se gratë që bëjnë seks një herë në javë kanë cikël më të rregullt.

    17. Ju pothuajse nuk ndjeni dhimbje gjatë seksit

    A keni menduar ndonjëherë pse Sadizmi & Mazohizmi në dhomën e gjumit nuk shkakton të njëjtën dhimbje si në qoftë se disa nga ato të ndodhnin jashtë dhomës së gjumit? Kjo është për shkak se kufiri juaj i dhimbjes mund të rritet më shumë gjatë kënaqësisë, sipas një studimi të publikuar në Journal of Research sexual.

    18. Një në pesë persona përdor celularin gjatë seksit

    Sipas një sondazhi që u krye në personat të moshës 18 deri më 34 vjet, një në pesë persona përdor celularin gjatë seksit.

    19. Seksi është nëj shtesë e madhe e ushtrimeve trupore

    Me siguri keni dëgjuar të dy variantet se seksi është apo nuk është i shkëlqyer për të mbajtur formën trupore. Ju nuk do të humbisni peshë vetëm në bazë të seksit mirëpo është konstatuar se intenziteti gjatë seksit është 2/3 e atij gjatë stërvitjeve në palestër. Që nënkupton një shtesë të shkëlqyer për ushtrimet e juaja.

    20. Shumica e njerëzve do të zgjedhnin kafenë në vend të seksit

    Kërkimi tregon se në 7,000 njerëz, 51% e personave munden më lehtë të kalojnë pa seks se sa pa kafe. Me siguri që nuk e dinë se seksi i mëngjesit është kthjelluesi më i mirë.

    21. Mund të shkaktoni ëndrra me seks në bazë të pozitës se si flini

    Studimi ka treguar se personat që flejnë në bark me krahët shtrirë mbi kokat, kanë më tepër ëndrra me seks.

    22. Çorapet ndodh që janë çelësi i orgazmës suaj

    Studimi ka treguar se çorapet vetvetiu nuk mund që të ju çojnë në orgazëm, mirëpo gjatë seksit, ­çorapet mbajnë këmbët të ngrohta me çka mundësojnë arritjen e orgazmës nga 50% pa çorapa, në 80%.

    23. Seksi shëron kokëdhimbjen

    Në vend se të ju bëhet arsyetim, kokëdhimbja mund të shërohet nga seksi. Studimi ka treguar se 60% e personave që vuajnë nga migrena kanë patur më pak dhembje pas seksit.

    24. Një mollë në ditë e ngrit libidon

    Femrat që hajnë një pemë në ditë kanë jetë seksuale më kualitative. Mollat janë të shijshme si dhe të nevojshme për rritjen e dëshirës për seks.

    25. Orgazma mundëson komunikim më të mirë

    Studimet kanë treguar se komunikimi pas seksit është më intim nëse paraprakisht keni arritur orgazmën. E kjo do të thotë motivim shtesë…/kosovarja.ch/

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...