9.8 C
Priština
More
    spot_imgspot_img

    Në periudha të vështira të jetës, është normale të ndihesh i lodhur, i pakënaqur apo i nxehur me gjërat përreth. Aq më tepër nëse rrethanat ndryshojnë papritur dhe ty të duhet të marrë vendime të tjera, apo të ndryshosh prioritetet. Në kohë të tilla, disa njerëz vendosin edhe të heqin dorë nga marrëdhënie të gjata, si pasojë e konfuzitetit, pavarësisht se kjo s’është dëshira e partnerit tjetër.

    Pra jemi përballë një fakti të tillë: Ai do të ndahet, por ti jo! Si duhet vepruar në një situatë si kjo?

    Në rast se partneri përmend ndarjen vetëm prej ngarkesës emocionale apo stresit, por nuk e do vërtetë, ndihmojë duke i sugjeruar komunikimin e vazhdueshëm. Mbështete dhe tolero ndryshimet e tij të humorit, por kjo vetëm nëse ai është i sigurtë në ndjesitë e tij karshi teje. Në të kundërt, nëse ai është i bindur të largohet, nuk është detyra juaj të ndryshoni partnerin, por vetëm personin mbi të cilin ju keni kontrroll: veten!

    Kultivo një pikëpamje realiste të lidhjes dhe ndërveprimit tuaj

    Patjetër që ti je fokusuar tek gjërat pozitive sepse s’do ta humbasësh këtë marrëdhënie, por nëse ai është fokusuar tek negativet, duhet që dhe ti t’i shohësh ato qartë. Po sikur teksa vendosni në peshore elementët kryesore ato pozitivet i tejkalojnë ato negativet? Kujtoni që kështu e mendoni ju! Për partnerin tuaj ka diçka që s’shkon për aq kohë sa opsioni më i mirë i duket largimi.

    Duke pranuar një fakt të tillë, mund të pranoni më vonë që ndarja është opsion më i mirë edhe për ty.

    Ji realist në lidhje me aftësitë e tij për të qëndruar në këtë marrëdhënie

    Nëse ata kërkojnë të largohen nga ky raport, dukshëm kanë hequr dorë nga dëshira për të ndryshuar, për t’u përmirësuar apo për t’u rritur. Gjëja e fundit që duhet të bësh është të ngulmosh për të qëndruar me dikë që nuk është gati të jetë pranë teje. Ti meriton më shumë.

    Po, mund të mërzitesh

    Ndarjet janë të dhimbshme, aq më tepër nëse keni qenë bashkë për një kohë të gjatë dhe kishit ëndërruar një të ardhme me të. Eshtë e natyrshme të ndiheni të lënduar, por mos u përpiqni ta fshihni. Duke e shprehur dhimbjen, duke kërkuar mbështetje emocionale nga njerëzit e afërt dhe duke pranuar realitetin do të shëroheni më shpejt nga ç’mund ta imagjinoni në fillim të ndarjes.

    Ji e hapur ndaj idesë për një të ardhme më të mirë

    Kur je zemërthyer dhe e vrarë emocionalisht, një e ardhme më e mirë është e vështirë të imagjinohet, por në fund të ditës duhet t’i besoni procesit të jetës. Ndryshimet janë të pashmangshme dhe ofrojnë gjithnjë mundësi për rritje dhe përmirësim. Nëse një derë mbyllet, hapet një tjetër. Mjafton që ju të mos i injoroni mundësitë e reja. Nëse bëni këtë, me dëshirë të plotë po zgjidhni të ngecni dhe t’i mbyllni vetes opsionin e një të ardhmeje më të mirë. Në fund, kujtoni që edhe pas stuhisë më të egër, dielli do të lindë sërish.

    Burimi: Psychology Today

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...