10.6 C
Priština
More

    16 mënyrat si i tregoj gruas sime se une e dua atë

    spot_imgspot_img

    Burrat nuk thonë shpesh “të dua”, por për ne veprimet nganjëherë flasin më shumë se fjalët. Këtu janë disa gjëra që unë i bëj për të shprehur mirënjohjen time dhe dashurinë ndaj gruas sime:

    1. I kërkoj asaj që ta shikojmë ndonjë ndeshje së bashku.

    2. E shikojmë ndonjë emision të saj të preferuar, megjithëse mua realisht nuk më pëlqen.

    3. Kur djali ynë 5 vjeçar e ngacmon atë me pyetje provokuese për trupin e saj dhe prapanicën, ndërsa unë e humbi muhabetin me hajgare dhe shaka.

    4. Dua të fle në të njejtin shtrat me të çdo natë. Unë zemërohem pa masë kur kuptoj se më ka zënë gjumi në divan duke shikuar televizion dhe ajo nuk më ka zgjuar për t’ju bashkuar asaj në shtrat. Unë e di se ajo nuk më zgjon për të mos ma prishur gjumin, mirëpo nuk ka gjë më të rehatshme se të flesh pranë saj.

    5. Unë përpiqem çdoherë t’ia hapi derën dhe ta pres me buzëqeshje.

    6. Më pëlqen ti nxjerri të gjitha çantat dhe sendet tjera nga bagazhi i makinës. Ndjehem sikur po ia lehtësoj barren asaj dhe kështu ajo mund të pushojë.

    7. Unë kurrë nuk hezitoj për ta rrëmbyer atë nga pas, apo siç thotë ajo të pasmet e saj.

    8. Ia zgjati dorën apo e përgëzoj kur bën diçka që mua më pëlqen.

    9. Unë e zgjoj në mes të natës për pak intimitet spontan.

    10.Unë punoj me orare të zgjatura deri vonë vetëm për të fituar para shtesë.

    11. Nuk e lejoj të bëjë punë të mëdha si kositja e barit në oborr. Nuk dua t’ja humbasë as edhe një grimcë energjie.

    12. Unë pëlqej gatimet e saja, do i kisha ndihmuar edhe unë, por jam shumë kuzhinier i dobët andaj që mos të reflektohet në shije, për të mirën e të dyve është mirë që ajo ta merr përsipër ushqimin.

    13. Dua ti tregoj asaj për çdo gjë, sidomos kur jam i emocionuar me ndonjë projekt të ri në punë.

    14. I marr fëmijët për ndonjë aktivitet, kështuqë ajo mund të ketë kohë të lirë për të pushuar pak.

    15. I kërkoj të shkojmë në shtrat, për të bërë disa gjëra. E inkurajoj që ajo ta merr iniciativën sepse e bën shumë rrallë.

    16. Unë e pranoj pozitën time si person dezinfektues për shtëpinë.

    Pavarsisht burri juaj a e përmend apo jo, ai bën disa gjëra për t’ju treguar se ju dëshiron, edhe nëse nuk është aq i bindeshëm.

    Dhe, ndoshta me kalimin e kohës ai do të mësojë fjalët që ju dëshironi ti dëgjoni dhe me çfarë ndjeheni më mirë./kosovarja.ch/

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...