6.4 C
Priština
More

    15 gjëra që ju presin në rrugën drejt martesës së shëndoshë

    spot_imgspot_img

    1. Nuk keni nevojë për shkak të dasmës të filloni jetën bashkëshortore me borxhe.

    Dasmat janë të hatashme, gjithashtu janë çmendurisht të shtrenjta. E mbaj mend kur mendoja se 10,000 € janë mjaft për një dasmë, mirëpo ajo kohë ka kaluar sepse tani dasma mesatare kushton mbi 20,000 €. Me të vërtetë e dëshironi një jetë të re, thellë në borxhe?! Nëse mund të çliroheni nga barrierat shoqërore të industrisë së dasmave, është lehtë të shpenzoni pak. Martohuni në ndonjë oborr apo kopsht.

    2. Me shumë gjasa do t’i dëgjoni të tjerët

    Të bëhemi të sinqertë, me shumë gjasa do të keni një fustan të madh të nusërisë, dasma në ndonjë restorant të madh me plot surpriza. Këtë gjë e dëshirojnë prindërit, e pse jo edhe ju?! Do të pranoni që të jeni në borxhe, dhe do të mundoheni mos të mendoni për atë përzgjedhje përderisa pastroni apartmanin tuaj të vogël. Të gjithë ia bëjne kështu, e pse jo ju?!

    3. Terapia e çifteve nuk është vetëm për çiftet para ndarjes

    Jam e sigurtë se terapia e çifteve është gjë e tmerrshme kur duhet të punoni për probleme serioze, mirëpo këshilla ime është të provoni edhepse lidhja juaj është e shkëlqyeshme. Ka disa gjëra që dëshironi t’i dini për njëri-tjetrin dhe nuk është e çuditshme nëse provoni.

    4. Martesa nuk ndryshon asgjë, fëmijët ndryshojnë çdo gjë

    Nëse keni patur probleme para se të martoheni, prap do t’i keni të njejtat problem kur të ktheheni nga muaji i mjaltit. Nëse keni jetuar bashkë para se të martoheni, nuk do ju ndryshojë asgjë, por fëmijët e ndryshojnë tërë situatën. Prioriteti i parë i juaji është fëmija, jo partneri. Jeni tepër të lodhur për të patur seks, dhe sapo të rritet fëmija prap nuk do ta keni privatësinë.Studimet e reja tregojnë se martesat fatlume kanë seks 2-3 herë në javë, si duket fjala prind d.t.th sakrificë.

    5. Nëse mund ta lejoni të angazhoni dikë me qira, ta pastrojë banesën me raste.

    Kjo nuk vazhdon për të gjithë, por nëse e bëni është investimi më i mirë që e bëni në martesë. Mendo vetëm për rastet e ndryshme kur jeni grinder se kush pastroi së fundmi, pa përmendur gëzimin që keni pasi nuk keni pastruar ju. Një pastruese do ua lirojë një hapsirë të madhe të kohës dhe stresit, kohë të cilën mund ta ndani bashkë.

    6. Shoqërimi me familjen tënde do ju bëjë të ndjeheni më mirë se sa shoqërimi me familjen e tij

    Ndoshta e adhuroni familjen e partnerit, ndoshta keni shakatë e juaja të ëprbashkëta dhe komunikoni shpesh, mirëpo prap e parapëlqeni familjen tuaj. Kjo gjë shfaqet gjatë festave, kur vendosni se me cilën anë do të shoqëroheni.

    7. Do të bësh shumë gjëra kundër vullnetit tuaj, por edhe partneri e ka të njejtë

    Kur punoja nga shtëpia për një periudhë, merakosesha pse i fejuari vonohej derisa vinte në shtëpi nga puna. Të qenurit vetëm në shtëpi, mi bënin 30 minutat e vonesës të duken si përjetësi. Por tani unë punoj në zyrë ndërsa ai ka orar të shkurtuar andaj kemi ndërruar edhe rolet.

    8. Nëse jeni të ngjashëm, secila gjë që ju mundon juvo do ta mundojë edhe atë.

    Moment më i madh në ndonjë lidhje është kur debatoni për ndonjë gjë që e mendoni si të madhe, keqkuptoheni dhe në fund e kuptoni se jeni duke thënë të njejtën gjë që nga fillimi. Ndonjëherë mendoni se jeni të largët, mirëpo në thellësi ju jeni të njejtë.

    9. Nuk mund ta dini kur është koha më e mirë për fëmijë

    Nëse mendoni se do ta ndjeni kur është koha e duhur për të pasur fëmijë, ndaloni së ëndërruari. Nëse dëshiron fëmijë, vendosni të bëni apo të adoptoni. Dhe kurrë nukë është vonë… Shumica e mikeshave të mia kanë ngelur shtatëzëne rastësisht.

    10. Pasiguritë tuaja automatikisht zhduken vetëm sepse partneri juaj mendon se jeni e bukur

    Ka një dozë sigurie që vjen si pasojë e fejesës apo martesës, sepse do ta dini se ai ju do edhe nëse nuk rregulloheni. Por pasiguritë e thella që i keni nuk do të largohen për shkak të komplimenteve që ua jep partneri, me ato duhet të mireni vetë.

    11. Prap do të dëshironi një kohë ta kaloni vetëm

    Vikendet me mikeshat tuaja do ju sjellin hare, sepse mund të jeni të lira. Të gjitha gratë e martuara/fejuara i kanë qejf mbledhitë e “beqareshave”, dhe askush nuk dëshiron të ketë vetëm një shoqe sado që të jetë e mirë.

    12. Në rrjetet sociale do të bëheni të padurueshëm

    Çdo person ankohet nga personat e sapomartuar që publikojnë gjithçka rreth dasmës së tyre, çdo detal të vogël që nga unazat e deri tek fotografitë e muajit të mjaltit. Edhe ju do të bëheni një person i tillë dhe nuk ka asgjë të keqe në atë. Mirëpo mos postoni fotografi nudo të fëmijëve sepse do ju urrejnë kur të rriten.

    13. Ndonjëherë jeni shumë nervoz ndaj partnerit, shkoni përtej kufijve duke menduar se keni gabuar që jeni martuar apo se do dëshironit divorcinf

    Është vetëm impuls për të shprehur nervozën tuaj, mirëpo mendimet ndonjëherë shfaqen edhe nëse dashuroheni tmerrësisht.

    14. Do të ndjeheni “të gozhduar” sapo të vijë foshnja

    Pasi të martoheni, prap e keni xhokerin e divorcimit, mirëpo pasi të vijë foshnja nuk ka ikje mbrapa. Ky person do të jetë në jetën tuaj, pa marrë parasysh çfarë ndodhë- përgjithmonë. Në fillim ju shkakton pasiguri mirëpo e fitoni vetbesimin sapo filloni t’i mendoni të gjithë gjërat.

    15. Nëse e zgjedhni personin e duhur, martesa juaj do të jetë e lumtur, dhe tërë vështirësitë do të zhduken

    Martesa është si një kavanoz me turshi, është vështirë për të kapur pjesën e duhur mirëpo sapo ta kapni ia vlen mundimi. Ju zgjdhni se kë do ta dashuroni dhe nëse zgjoheni çdo mëngjes me të, dhe ai zgjedh të jetë me ty, atëherë jeni për njëri-tjetrin. Të trashëgoheni! /kosovarja.ch/

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...