6.3 C
Priština
More

    15 arsyet pse grimi juaj duket keq

    spot_imgspot_img

    Grimeri personal i Michelle Obama-s, Carl Ray ndan me ne këshilla për një grim të përsosur, në rast se ju e bëni fytyrën tuaj të duket e tmerrshme.

    1. Baza apo pudra nuk përputhet me tonin e lëkurës suaj, kështuqë kjo bën që koka juaj të ketë ngjyrë të ndryshme nga pjesët tjera të trupit. Sigurisht që ju nuk dëshironi t’ju dallohet vijë në mes të fytyrës, qafës dhe gjoksit. Për tu sigurura se keni zgjedhur nuance e duhur gjatë blerjes, provoni një mostër të produktit mbi fytyrën tuaj për të parë nëse ju konvenon ngjyra.
    2. Korrektori juaj poshtë syve është shumë i ndritur. Ka ndryshim mes vënies së korrektorit një nuance më tëndritur dhe atij që shkëlqen tmerrsisht shumë. Mbuloni njollat e errëta të syve me korrektor ngjyrë pjeshke që është nuance univerzale dhe ndihmon për të fshehur tonet e errëta poshtë syve.
    3. I mbuloni aknet me korrektor që është shumë i çelët. Kur ju keni ndonjë akne, ju doni që ta largoni vëmendjen nga ato e jo të tërhiqni vëmendje për to. Gjatë fshehje me korrektor shumë ndritës, ju në thelb po shtoni rrezikun për t’ju shikuar.
    4. Nuk e përzieni masën e bazës apo pudrës me gjoksin tuaj kur është i ekspozuar. Nëse keni të veshur diçka që shfaq dekoltenë tuaj, duhet të shtrini pudrën mbi gjoksin tuaj. Përndryshe, do të përfundoni me një ton shumë theksues, i cili nuk është aspak tërheqës.
    5. Harroni veshët gjatë aplikimit të bazës apo pudrës.pa marrë parasysh nëse i keni flokët e kapura apo jo, aplikoni pudrën mbi veshët tuaj për të bërë lëkurë që të përputhet me pjesën tjetër të fytyrës suaj.
    6. E theksoni tepër fytyrën tuaj me grim. Kjo mund tu ndodhë disave nga yjet e famshme që të theksojnë sytë me “smokey” si dhe të vendosin buzëkuq theksues, mirëpo për ju do të ishte diçka e tepruar. Zgjedhni një pjesë të fytyrës për ta theksuar (ose sytë, ose buzët) dhe nisuni.
    7. Qerpikët tuaj artificial dallohen shumë. Qerpikët artificial shumë shpejt mund të vërehen. Nëse nuk i merrni dhe vendosni në mënyrë profesionale, tentoni ti ngjitni sa më afër qerpikëve tuaj që të duken si natyrale dhe pasi të thahen, aplikoni eyeliner mbi vijën e tyre.
    8. E keni konturuar fytyrën tuaj apo i keni dhënë formë, mirërpo keni harruar ta përzieni siç duhet. Kështuqë nuk dukeni shumë estetike dhe në formë të mirë. Gjeni tutorial të ndryshme për aplikimin e bronzes mbi fytyrë dhe mësoni si të hijëzoni lëkurën tuaj.
    9. Skuqja e faqeve është në vendin e gabuar. Skuqja supozohet të theksojë dhe të paraqesë faqe të rreme, andaj edhe skuqja me brushë nuk duhet tëaplikohet shumë afër hundës, ajo duhet të shpërndahet në mollëzat tuaja dhe të arrijë drejt veshëve, duke ju bërë të dukeni shumë e freskët.
    10. Lajneri juaj duket keq. Formimi iv ijës me lajner ka për qëllim të zgjasë syrin, duhet të shtrihet shumë mirë dhe të bëni një vijë të përsosur për të arritur pamje sa më të mirë.
    11. Sytë tuaj “smokey” nuk janë shtrirë si duhet. Sytë tuaj nuk duhet të jenë hartë për njerëzit që ti dallojnë ata. Sigurisht, ju mund të aplikoni hijëzime të ndryshme, por pastaj ti shtrini mirë dhe ti përhapni me brushë.
    12. Vija e poshtme e syrit ju përshkëllehet pas një kohe të shkurtër. Kush nuk do të dëshironte sy të bukur dhe tërheqës? Andaj, sigurohuni që të bëni vijë të rregullt poshtë syve dhe mos t’ju shkojë pastaj deri poshtë faqeve.
    13. Buzëkuqi juaj ju rrjedh poshtë buzëve. Për të mbajtur buzëkuqin në vendin e duhur, përdorni buzëkuq të atillë që qëndron gjatë në buzët tuaja. ose aplikoni laps për buzë që i hijëzon ato dhe nuk lejon të dale jashtë forms së buzëve.
    14. Hijëzimi i syve me ngjyrë kafe ju bën të dukeni më të lodhur. Nuance e kaftë nuk është në favorin tuaj, apo ajo në të kuqe sepse ju bën të dukeni më të lodhur ose të sëmurë. Në vend të kësaj, zgjedhni ngjyrë marine blu, gri, apo nuancë të kaftë të theksuar, nëse nuk dëshironi ngjyrën e zezë. Këto hijëzime do të përmirësojnë ngjyrën e syve duke ju bërë më të freskët.
    15. Vetullat tuaja janë shumë të definuara apo të theksuara. Nëse dëshironi të definoni vetullat tuaja, aplikoni hijëzime të lehta si Anastasia Laps Powder Duo të llojit të brushës apo lapsit për vetulla. Vetullat duhet të duken sa më natyrale dhe të plota apo të mbushura (ky stil ju bën të dukeni më rinore), e jo shumë të definuara apo të theksuara me laps gjë që i bën shumë artificiale dhe të rreme./kosovarja.ch/

     

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...