16.4 C
Priština
More

    12 mënyra të shkëlqyeshme dhe të çuditshme që ju ndihmojnë të braktisni duhanin

    spot_imgspot_img

    Kërkimet e reja në Britani tregojnë se mbi 52,000 persona gjatë këtij muaji,do të mund të shijojnë puthjen e parë të tyre pa aromë duhani.

    Mendoni për këtë gjë, beneficionet e braktisjes së duhanit mund të ndryshojnë jetën tuaj. Do të dukeni 10 vite më të reja dhe në mënyrë dramatike do të reduktoni rrezikun e sëmundjeve të zemrës dhe kancerit.

    Studimet tregojnë se 61% e duhanpirësve tregojnë se braktisja e duhant është një nga ambicjet e tyre jetësore, andaj mund të themi se ka shumë persona që kanë nevojë për ndihmë në këtë drejtim.

    Ekspertët tregojnë për gjërat që duhet t`i dini në lidhje me braktisjen e duhanit.

    1. Fillimisht, duhet të kuptoni PSE?

    Kuptimi i problemit është hapi i parë drejt braktisjes së duhanit. Njerëzit tymosin cigare për shumë arsye të ndryshme, qoftë stresi, dieta, grupet sociale apo problemet personale, gjithmonë ekziston arsyeja që duhet kuptuar.

    Një herë kur të kuptoni pse pini duhan, do të jeni më të përgatitura që të shmangeni nga pierja e duhanit.

    1. Varroseni pakon

    Disa njerëz e varrosin pakon e duhanit me shpresë që do t`a braktisin atë përgjithmonë dhe si duket është gjë efektive tek njerëzit.

    1. Bëhuni e çmendur me afishe

    Ngjitini afishet kudo nëpër shtëpi me arsyet për të cilat e keni braktisur duhanin, ngjitini ato në garderobierë, tualet, dyer, kuzhnë – kudoqoftë. Kjo do ju ndihmojë në vendosshmërinë dhe mendjesinë që të largoheni nga ajo shprehi e keqe.

    1. Hipnozë

    është me rëndësi të kërkoni ndihmë që të largohen nga duhani, mirëpo nëse asgjë nuk funksionon, është mirë të provoni hipnozën.

    1. Gjeje mënyrën më të mirë

    Secili reagon ndryshe në gjëra të caktuara, çamçakëz, ëmbëlsira, cigare elektronike, çfarëdoqoftë që ju mban larg kimikateve në cigaret e vërteta.

    1. Gjeni një partner

    Kur i shmangeni duhanit së bashku me dikë është më efektive dhe inkurajuese për të dy. është më lehtë që t`i shmangeni duhanit kur e keni dikë afër që e ka të njejtin hall si ju.

    1. Vëni bast me dikë

    Vënia e bastit me familjarë apo miq mund të jetë inkurajuese për të lënë duhanin, posaqërisht nëse basti është i madh dhe diçka që dëshironi më shumë se duhani.

    1. Bëni ndrrimin e duhanit me një hobi të re

    Ajo për çfarë keni nevojë kur të braktisni duhanin është një hobi i ri. Kjo gjë do ju shpërqëndrojë nga duhani dhe do të koncentroheni në mësimin e një disipline të re.

    1. Kuptoni shkaktarët

    Neutralizoni shkaktarët që ju bëjnë të ndezni një cigare. Zëvendësimi i këtyre shkaktarëve me shprehi të shëndetshme ju ndihmon shumë. Ja diçka për fillim:

    – pini një gotë ujë pas ushqimit

    – hani sa më shumë pemë dhe perime

    – mbani duart të zëna dhe produktive

    1. Ruani paratë e duhanit

    Paratë janë motivues i madh andaj nëse i ruani paratë që më parë i keni harxhuar në pako të cigares, me siguri që do të motivoheni që mos të harxhoni më para në cigare.

    1. Provoni akupunkturën

    Akupunktura është tejet efektive pasiqë tretmani gjeneral detoksifikon, heq stresin dhe nxit endorfinën, ju bën të qetë dhe më të shëndetshëm. Kjo metodë nënkupton vendosjen e disa farave të bimëve në gjilpërat me të cilat stimulohen disa pika të veshit të jashtëm. Stimulimi i këto pikave mes sezonave, mund të ju ndihmojë të kontrolloni simptomet e nevojës së duhanit.

    1. Shpërbleni veten

    Braktisja e duhanit nuk është e lehtë nëse nuk e shpërbleni veten për këtë veprim. Mbani mend, një ndër benefitet e braktisjes së duhanit përveç shëndetit janë edhe të hollat. Përdori të hollat të shërbleshveten./kosovarja.ch/

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...