2.8 C
Priština
More

    11 ushqimet që nuk duhet ti nënshtrohen procesit të ngrirjes-shkrirjes

    spot_imgspot_img

    Ekzistojnë gjëra që e kanë të patjetërsueshme pozicionimin e tyre në frigorifer, mirëpo ka edhe disa ushqime që bëhen të çuditshme kur ngrihen e më pas shkrihen.

    Shihni më poshtë disa nga ushqimet që nuk duhet ti vendosni në frigorifer:

    1. Djathi

    Llojet e djathërave të butë si gjiza, djathi i dhisë apo kajmaku nuk është mirë të ngrihen e më pas të rishkrihen pasi mund të prishin formën dhe shijen e tyre. Djathërat e forte si Parmezani dhe cedar zakonisht janë të sigurtë, por sërish është më mirë të bleni vetëm ajo çka ju nevoitet dh eta vendosni siç duhet në frigorifer.

    2. Produktet e qumështit

    Ajkën, dhalltin, jogurtin, shtalpën dhe kremin, të gjitha ndani veç e veç dhe sistemoni në frigorifer.

    3. Vezët

    Vezët mund të zgjerohen gjatë procesit të ngrirjes, duke shkaktuar që lëvozhga të kriset dhe të lejojë bakteriet të hyjnë brenda- kjo nuk është aspak një gjë e mirë. Vezët e gatuara si dhe salcat e ndryshme me përbërje nga vezët si salca holandeze, majonezi dhe salca merengë me vezë të rrahur, hyjnë gjithashtu në kategorinë e produkteve që nuk bën të futen në frigorifer.

    4. Ushqim i skuqur

    Ushqimet e skuqura nuk janë aspak të mira gjatë ngrirjes në frigorifer dhe shkrirjes së tyre.

    5. Kafeja

    Është në rregull nëse ruani në frigorifer qese apo paketime të mbyllura të kafesë deri në një muaj. Por, nëse e keni hapur qesen dhe filloni të merrni kafe gradualisht dhe sërish ta vendosni brenda, atëherë kafeja mund të prishet.

    6. Disa prodhime

    Produktet që kanë përmbajtje të lartë të ujit (trangulli, shalqiri,marula) zbuten dhe krijojnë lagështi gjatë ngrirjes dhe shkrirjes.

    7. Erëza të freskëta

    Provoni të fusni erëza të freskëta në frigorifer dhe do ti shihni rezultatet duke përfunduar në tharrje dhe lagështi.

    8. Pasta të gatuara

    Pastat e gatuara shëndrrohen në brumë të qullët pas ngrirjes. Mënjanoni pa përjashtim këtë.

    9. Salca të trashura me miell ose miell misri

    Këto lloje të salcave siç janë beshameli dhe salca me lëng mishi, nuk preferohen ti nënshtrohen disa herë procesit të ngrirjes dhe shkrirjes.

    10. Avokado

    Forma e avokados ndryshon gjatë ngrirjes, kështuqë tentoni mos ta bëni asnjëherë këtë.

    11. Patate

    Kur ka qenë hera e fundit që keni kërkuar një patate të butë, të freskët dhe jo të lëmuar? Pikërisht, për këtë, largojuni ngrirjes së tyre sepse e humbin origjinalitetin.

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...