8.5 C
Priština
More

    10 zgjedhjet për të cilat do të pendoheni pas 10 viteve

    spot_imgspot_img

    “Sikur të…”

    Këto dy fjalë të bashkuara janë fraza më e dhimbshme e gjuhës shqipe.

    Ja dhjetë zgjedhjet për të cilat do të bëheni pishman, si dhe mënyra se si të shmangeni nga ky veprim:

    1. Të mbani maskë për t`ju bërë përshtypje të tjerëve. Nëse fytyra juaj të cilën e tregoni gjithmonë para botës është një maskë, një ditë nuk do të ketë asgjë brenda saj. Nga shkaku se kaloni shumë kohë duke u koncentruar se si të krijoni mendimin e secilit për ju, keni harruar se kush jeni në të vërtetë. Mos u frigoni nga paragjykimet e të tjerëve, ju e dini thellë në zemrën tuaj se kush jeni në të vërtetë. Nuk është patjetër të jeni perfekte, është patjetër të jeni vetvetja.

    2. Të lejoni dikush tjetër t`ua krijojë ëndrrat e juaja. Sfida më e madhe në jetë është të zbuloni se kush jeni, sfida e dytë më e madhe është të jeni e kënaqur me atë që do e zbuloni. Një pjesë e rëndësishme e kësaj është vendimi juaj për të qenë e vërtetë ndaj qëllimeve dhe ëndrrave të juaja. Keni njerëz që nuk pajtohen me ju? Shumë mirë, ashtu do të mësoheni të vazhdoni rrugës suaj.

    3. Të mbani shoqëri të keqe. Mos lejoni që dikush që ka qëndrim të keq t`ua transferojë atë gjë edhe juve. Shoqërimi me njerëz negativ është zgjedhje e jo obligim, do të liroheni në shoqëri me dhembshuri në vend se në shoqëri me urrejtje, zemërgjerësi në vend se koprraci, durim në vend se ankth.

    4. Të qenurit vetjakë dhe agositë. Një jetë e mbushur me vepra të bukura dhe një karakter të mirë është themeli më i mirë. Ata të cilët kanë qenë të inspiruar nga ju dhe e kanë ndarë dashurinë tuaj, do ju kujtojnë shumë kohë pasoqë koha juaj të ketë kaluar. Çfarë bëni për vete- vdes me ju, çfarë bëni për të tjerët- rron derisa të jetë bota.

    5. Shmangeni nga ndryshimi dhe zhvillimi. Nëse dëshironi të dini të kaluarën, shikoni në kushtet e tanishme. Duhet që ta tejkaloni të vjetrën dhe të bëni vend për diçka të re. Nëse e bëni këtë të kuptueshme më herët, do të keni sukses në jetë.

    6. Dorëzimi para vështirësive. Nuk ka dështime, vetëm rezultate. Qoftë edhe nëse gjerat nuk zhvillohen sipas mënyrës së planifikuar, mos u dorëzoni. Mësohuni se si të vazhdoni më tej, ajo që vazhdon hap-pas-hapi do të fitojë në fund.

    7. Mundoheni të mikromenaxhoni çdo gjë. Jeta duhet prekur e jo ngulfatur. Ndonjëherë duhet të relaksoheni dhe të leni jetën të ndodh pa brengat e tepërta dhe mikromenaxhmentin. Nuk e keni patjetër të dini saktësisht për ku jeni nisur, për të arritur në ndonjë vend të madhërishëm.

    8. Pajtoheni me më pak se sa meritoni. Bëhuni të fortë dhe të mençur mjaftueshëm që të prisni për atë që meritoni. Ndonjëherë do të përplaseni në dysheme më poshtë se kurrë dhe të ngriteni më lartë se kurrë. Ndonjëherë sytë kanë nevojë të lahen nga lotët që të shohin mundësitë para jush me një vizion më të qartë.

    9. Pafundsisht e prisni të nesërmen. Problemi është se mendoni se keni kohë më tepër se sa keni në të vërtetë. Mirëpo në një kohë do të zgjoheni duke mos patur kohë për t`ia arritur qëllimeve, dhe gjithçka që ju ngelet është një listë me arsyetime se pse nuk ia keni arritur qëllimit.

    10. Jeni përtacë. Bota nuk ju ka borxh asgjë, ju i keni borxh asaj diçka. Andaj pushoni së fantazuari dhe filloni së vepruari. Merreni përgjegjësinë për jetën tuaj, ju jeni e rëndësishme dhe e nevojshme dhe nuk keni nevojë të prisni që dikush tjetër të bëj për ju diçka- ndonjëherë. “Ndonjëherë” është tash, ajo që i duhet botës jeni JU!/kosovarja.ch/

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...