10 veprime të femrave që i bëjnë meshkujt shumë xhelozë

spot_imgspot_img

Pa marrë parasysh se sa shumë ai ka besim, disa nga veprimet tona “klasike” ngjallin tek ata posesivitetin e Christian Grey!

Psikologët pajtohen se pasiguria është një nga shkaqet më të zakonshme të xhelozisë dhe dyshimit – në vetvete, tek partneri dhe në marrëdhënien në përgjithësi. Dhe, ja cila është arsyeja që lëkund besimin pothuajse të çdo njeriu:

Flirtimi me tipa tjerë

Të luash me flokët dhe buzëqeshjet janë vetëm disa nga lëvizjet e njohura në arsenalin joshes të secilës femër. Flirtimi mund të jetë i parrezikshëm gjatë argëtimit, por nëse ndodheni në ndonjë ambient duke bërë lëvizje të tilla para partnerit tuaj, mbani mend se kjo do t’ju kushtojë shtrenjtë.

Të qeshësh me shakatë e të tjerëve

Nëse është diçka zbavitëse, ju do të qeshni dhe padyshim që kjo është një reagim normal. Ndoshta ju nuk do ta konsideroni si një shaka e thënë nga një burrë apo grua, por partneri juaj me siguri do ta vërejë si një gjysmë shaka zotërinjsh. Sidomos nëse ai shpesh e përmend se si e pëlqeni humorin e tij, mendjemprehtësinë si dhe tërheqjen ndaj gjinisë më të forte.

Pëlqimi ndaj meshkujve të famshëm

Miqtë tuaj ndoshta mund të kënaqen përderisa ju shëndrroheni në një tinejxhere e pakontrolluar duke biseduar rreth yjeve si Ryan Gosling apo Gerard Butler, por partneri juaj nuk dëshiron aspak t’ju dëgjojë lavdërimin dhe pëlqimin e meshkujve tjerë, pa mare parasysh nëse ata jetojnë në anën tjetër të botës.

Përmendja e emrave të kolegëve meshkuj

Ai dëshiron të dëgjojë detaje nga vendi juaj i punës, por jo edhe fjali të tipit ”John ka treguar shaka të mirë sot”. Nëse ju përmendni kolegët meshkuj në një ndriçim pozitiv, duke i theksuar emrat e tyre të plotë, ose thuani kolegu i punës pasi në këtë mënyrë zvogëloni intensitetin e “intimitetit”.

Bashkëbisedimi (mesazhe) me meshkuj tjerë

Komunikimi me mesazhe me meshkuj tjerë, e çon atë në çmenduri. Ai nuk ndihet rehat nëse ju shpreheni për jetën tuaj private në hapësirën dixhitale, në të cilën të gjitha opcionet janë të hapura.

Keni shok më të ngushtë mashkull

Pa marrë parasysh se marrëdhënia juaj ka qenë platonike, partneri gjithmonë do të dyshojë apo konsiderojë si diçka pak më shumë se miqësi. Fajin hidheni tek fuqitë e komedive romantike, ku gjithmonë miku më i mirë para përfundimit të filmit rezulton si personi i dashur dhe i vërtetë.

Kujtimet e kohërave të mira me ish partnerin

Nëse nuk dëshironi që partneri juaj t’ju pyesë nëse jeni ende të interesuar në ish partnerin tuaj, mos e përmendni gjatë qëndrimit me të. Ju paralajmërojmë, asnjëherë mos tentoni të përmendni ish partnerin në prani të të dashurit!

Kur ju kaloni ditët e lira pa të

Shkuarja në pushime me miqtë pa praninë e të dashurit, është një shenjë e qartë se ju nuk dëshironi të kaloni kohë në praninë e tij.

Kur ju shkoni në aheng pa të

Nëse ju shkoni në ndonjë aheng pa të, por vetëm me miqtë apo kolegët tuaj, dhe pas kësaj postoni foto në profiling tuaj në rrjetet sociale, të keni parasysh se ai do të ndjehet i ofenduar – dhe padyshim xheloz.

Kur ju punoni jashtë orarit

Oraret e papritura të punës deri në orët e vona të mbrëmjes, është një xhelozi e përgjithshme që shkaktohet tek të dy gjinitë. Të paktën kjo ka kuptim për ju, apo jo?/kosovarja.ch/

Shpërndaje postimin:

spot_imgspot_img

Të popullarizuara

spot_imgspot_img

Artikuj të ngjajshëm
Artikuj të ngjajshëm

Rregullimi i shtëpisë: Riorganizoni ndriçimin dhe pajisjet për kursim të energjisë pa premtime të sakta financ

Si të riorganizoni ndriçimin dhe pajisjet në shtëpi duke ulur përdorimin e energjisë me hapa praktikë dhe pa premtime financiare, duke i dhënë prioritet sigurisë ndaj kimikateve dhe pajisjeve.

Trend: Kombinime praktike për mot të ndryshueshëm Kosovë–Zvicër — ide të stilit për ditë me shi dhe diell

Ide praktike dhe të qëndrueshme për të kombinuar veshjet kur moti ndryshon rrëmujshëm ndërmjet Kosovës dhe Zvicrës. Udhëzime shtresash, zgjedhje materiali dhe këshilla për ditë me shi dhe me diell, duke marrë parasysh synimet e ekonomisë rrethore të tekstileve

Veshmbathje: Shtresa praktike për mot të ndryshueshëm Kosovë–Zvicër — ide për gra dhe familje

Si të vishni me shtresa për ditë me mot të paqëndrueshëm në Kosovë dhe Zvicër: zgjedhje materiali, mirëmbajtje dhe zgjidhje praktike për gra dhe familje duke pasur parasysh qëndrueshmërinë.

Recetë tradicionale shqiptare: Qoftet e përshtatura — version modern për drekë familjare

Një qasje e përditësuar e qoftes tradicionale: variant me përbërës më të larmishëm dhe këshilla higjienike për një drekë familjare të sigurt dhe më të shëndetshme.