19.2 C
Priština
More

    10 krijimet e pudrave më të mira të lëngshme nga Cosmo!

    spot_imgspot_img

    Të zgjedhësh pudrën më të mirë të lëngshme për bukurinë tuaj, është ndoshta vështirësia më e madhe se për cilën të përcaktoheni. Ekipi i Cosmo’s arritën që sipas një procesi të kujdesshëm të përzgjedhjes, të zgjedhin dhjetë bazat më të mira për ju, që të kujdeseni për nevojat tuaja specifike. Të shohim se cilat janë ato…

    Mendoni se ju dukeni tmerrësisht e sëmurë, kur ju dilni jashtë edhe me grim? Përqëndrohuni në një pudër e cila ju sjell shkëlqim dhe ju jep një pamje perfekte. Dolce & Gabanna na ofron këtë mundësi, ku përmes një formule ideale, ju mundëson që lëkura juaj të jetë e shndëritshme dhe e freskët. Gjithashtu ju mund të mbuloni me të ndonjë vijë që nuk ju pëlqen dhe të bëni ndonjë mbulim ekstra me të!

    Jeni duke kërkuar pudrën e cila qëndron mbi 5 orë? Bobbi Brown xhel, për përdorim të gjatë, përmbanë një bazë e cila do të ju qëndroj mbi 12 orë, kështu që  ju mund të kaloni ditën, pa prekur fare pudër shtesë. Është disenjuar për vajzat të cilat nuk ndalojnë së prekuri fytyren e tyre. Ky preparat ju qëndron nga dita gjerë në natë.

    Xhelozoni në ato vajzat që kanë 15 vjet si modele të modës, dhe akoma mbajnë lëkurë absolutisht të përsosur? E pra, kjo nuk është e pamundur që edhe ju të dukeni me fytyrë të freskët. Nëse ju doni që lëkura juaj të duket e njomë, përdorimi i NARS është ideal. Është i lehtë për tu përdorur, dhe ju jep mjaftueshëm mbulim sa për të zbuluar vetëm pjesët tuaja më të mira.

    Nëse ju gjindeni në situata ku fytyra juaj duket mes të dy hijeve (duket sikur të ketë dy nuanca të ngjyrave), kjo pudër përbëhet nga teknologjia e Smart-Ton (Njgyra të menqura) që punon me ngjyrat cilësore enkas për lëkurën tuaj, dhe kështu ju mund ti thoni lamtumirë asaj dukjeje dy-ngjyrëshe në fytyrë. Nëse gjithçka nga kjo dështon, ju gjithmonë përcaktohuni për hije të lehta dhe mund t’i shtoni pakëz bronzer për ta finalizuar rregullimin.

    Ndjeheni sikur pudra të cilën jeni duke e përdorur, ju bënë ndonjë nishan? Kjo është e lehtë. Për të shmangur këtë çështje, Lancome ka investuar në një formulë që nuk ka elemente ose matt shkëlqim, në mënyrë që ajo është e lehtë për t’u përzier në lëkurë. Formula tradicionale e pudrës Lancome është alternativë e përkryer për minimalistët e kozmetikës që duan vetëm një aplikim të shpejtë që zgjat nga dita në natë

    Nëse ju keni një grumbull papërsosmërishë që ju dëshironi për ti fshehur, ju keni nevojë për një pudër e cila ofron më shumë mbulim. Kjo pudër nga Smashbox do të veprojë qetë mbi të gjitha aknet dhe skuqjet, e cila ju jep një lëkurë të mrekullueshme të cilën ju e dëshironi. Kjo funksionon më shumë në anët e trasha dhe preferohet shumë, gjatë kohëve kur ju dilni natën ose dëshroni të bëni ekstra fotografi!

    Matt është krejtësisht një shkëlqim i ri. Kjo pudër është e përbërë nga pesë ujra të liruara nga vajrat që vetëm zhytet në lëkurën tuaj, kështu që kjo pudër ju jepë ndjesinë sikur ju nuk keni vendosur fare ndonjë grim. Ajo gjithashtu me shkëlqimin matt ju bënë të ndjeni në lëkurë një freski, prandaj e bënë këtë pudër edhe më të përsosur. Ju do të ndiheni absolutisht si Megan Fox, një grua e përkryer dhe luksoze, nëse e përdorni këtë pudër.

    Kjo pudër „të-gjitha-në-një“ është një krijim absolut! Kjo pudër me bazë-uji, Maybelline, ju jep mbulim të mjaftueshëm për përdorim të përditshëm dhe madje përmbanë një formulë në të, e cila shërben për të mbrojtur lëkurën tuaj nga rrezet e ashpra të diellit. Nëse keni puçrra në fytyre, kjo pudër e lehtë është alternativë e përkryer dhe gjithashtu nuk ka atë lloj përbërësish të cilët mund të zënë poret tuaja.

    Nëse ju jeni të frikësuar nga përdorimi i pudrave të lëngshme, sepse ju mendoni se fytyra juaj do të shkëlqej tejmase, kjo pudër pa vaj nga Laura Mercier do t’ju japë atë vështrim të përsosur pa u dukur shumë matt. Për të vulosur këtë vështrim, filloni me një mbushës dhe vazhdoni më tej me një pluhur të tejdukshëm për të hequr shkëlqimin e tepërt gjatë gjithë ditës.

    Dëshironi një pudër e cila nuk është e bërë enkas vetëm për fytyrë? Për fat të mirë me pudrën MAC, ju mund të mbuloni lëkurën tuaj nga maja e deri në fund për një dukje krejtësisht të përsosur. Sigurohuni që të përdorni pak pluhur të tejdukshëm për të vendosur pudrën, para se të dilni./kosovarja.ch/

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...