10 gjëra që duhet t’i keni patjetër në çantë

spot_imgspot_img

Çantat e femrave kanë gjithçka brenda. Megjithatë janë disa gjëra që nuk duhet të mungojnë asessi. Bussines Insider, rendit 10 gjërat që duhet t’i kemi patjetër në çantë kur dalim nga shtëpia.

  1. Facoleta dhe letra të lagura

Kurrë, nuk duhet të dilni nga shtëpia nëse në çantën tuaj nuk keni një pako facoleta.

2. Veselinë të vogël

Mund ta përdorni në 1000 mënyra. Ajo shërben si zbutës buzësh, si heqës make up-i apo si hidratant.

  1. Dezinfektant

E renditëm të tretin, por në kohët që jetojmë e dini mirë që është i pari. A keni guxim të dilni sot pa një dezinfektant nga shtëpia? Kurrë! Më mirë harroni kuletën.

  1. Lidhëse flokësh

Një shi i papritur, flokë të yndyrosura apo një incident tjetër që mund të ndreqet me një llastik flokësh.

  1. Një shishe ujë ose diçka për të ngrënë. 

Nuk i dihet kurrë çfarë ndodh rrugës, sa do të vonohesh apo si do të ndihesh. Në çantë nuk duhet të mungojë kurrë një ujë apo pak ushqim.

6. Mente

Asnjëherë nuk i dihet kush të del para, prandaj ju duhet të bini vetëm era freski.

  1. Ilaçe

Të paktën ato baziket; paracetamol, aspirinë. Kokëdhembjes nuk i dihet kur paraqitet.

  1. Karikuesin

Mund të vonoheni më shumë se që keni parashikuar, apo të mos e keni mbushur sa duhet telefonin kur e keni lënë shtëpinë. Prandaj sigurohuni që mbushësin ta keni me vete.

  1. Një lines/tampon

Këto duhet t’i keni me vete kur jeni afër ose në ditët e ciklit menstrual. Megjithatë hormoneve nuk i dihet.

  1. Leukoplastë

Pse të duroni dhimbjet e këmbëve nga atletet apo këpucët e reja? Por sikur të ndodhë ndonjë gërvishtje?

Shpërndaje postimin:

spot_imgspot_img

Të popullarizuara

spot_imgspot_img

Artikuj të ngjajshëm
Artikuj të ngjajshëm

Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

Çfarë është shtatzënia ektopike?

Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...