16.1 C
Priština
More

    10 gjëra për të cilat nuk guxoni t’i mendoni kur jeni në dietë

    spot_imgspot_img

    Sipas hulumtimit të ekspertëve, lënia e ushtrimeve trupore dhe prishja e dietës nuk janë të vetmet gjëra që sjellin mbipeshën. Anandhi Narashiman, psikiatër në Los Anxhelos, thekson se ndërdija është një nga faktorët më të rëndësishëm për mbajtjen e peshës trupore. Nëse dëshironi të dobësoheni dh të filloni me një jetë të shëndetshme, nxirrini nga mendja juaj 10 mendimet që pasojnë.

    1. Unë gjithmonë… dhe Unë kurrë…

    Ndaloni me vetëkritika jokonstruktive. Në vend të fjalisë “Gjithmonë e lëshoj mundësinë për të ushtruar” apo “Kurrë nuk porosis dicka të shëndetshme në restorant” mendoni pozitivisht. Në të kundërtën, këto mendime do t’ju mbillen në ndërdijen tuaj dhe do ta pakësojnë dëshirën për ta ndryshuar mënyrën e jetesës.

    2. E kam të domosdoshme të ha dic për shkak të stresit

    Përderisa sheqerkat dhe cokolladat ua rikthejnë humorin gjatë një dite të lodhshme në punë, mendohuni sa shumë e kontrollon ushqimi jetën tuaj emotive.

    Në jetën e përditshme gjithkush has në probleme e provokime të ndryshme, por kjo nuk është arsye për kaloritë e panevojshme. Në vend të gëzimit që jep sheqeri, organizoni shetitje dhe aktivitete të tjera relaksuese.

    3. Nuk kam kohë për dietë

    Nëse do të mendoni kështu, jo vetëm që do të shëndosheni, por do ta humbni edhe vetbesimin. Dieta është regjistruar si dicka e dobishme në ndërdijen tuaj.

    Nuk keni kohë për të, kjo do të thotë se nuk keni kohë për veten tuaj. Me një organizim të mirë gjithcka mund të arrihet, ndërsa të qenit të disiplinuar në dietë ndikon në vetëbesimin tuaj.

    4. Patjetër duhet t’i humb tri kilogramë për një muaj

    Ndonëse caktimi i detyrave për vetveten është një metodë e mirë, mospërmbushja e tyre mund të frustrojë. Në shumë raste, njerëzit ndalojnë së dobësuari, pasi nuk arrijnë rezultate të dëshiruara, duke mos ia vënë veshin se kilogramët megjithatë shkrihen.

    Që t’i shmangeni këtij vesi të shpeshtë, ulini pritjet tuaja dhe secilin gram të humbur, llogariteni si një bonus për përpjekjen tuaj. Gjithashtu, në vend që t’i numëroni gramët, përkushtojuni ushtrimeve fizike. Për shembull, i thoni vetes Ndonëse jam dobësuar më pak nga ajo që kam pritur, kam më tepër energji dhe ndjehem më fleksibile qëkur ushtroj.

    5. Do të duhej të shkoja në fitness

    Vetë fjala “do të duhej” nënkupton pasivitet, i thotë trurit se nuk është i detyruar të reagojë në këtë drejtim. Në vend të kësaj, ndikoni në trurin tuaj të japë urdhëra për aktivitete me të cilat do t’i konkretizoni qëllimet.

    Mjafton të mendoni “Prej sot do të shkoj në fitness cdo të hënë e të premte” dhe truri juaj do të fillojë të mendojë se si t’ia bashkangjitni stërvitjen ditëve të caktuara.

    6. Kam humbur vetëm gjysmë kilogrami

    Sipas teorisë së Jonathana Alpert-it, psikoterapistes nga Nju Jorku, mediat janë të stërmbushura me mënyrën e humbjes senzacionale të peshës, por njerëzit tregojnë shumë më pak sukses në këtë drejtim.

    Harrojmë se dobësimi është rezultat i stilit të mirë të jetesës, e jo i numrave të peshojës,thekson Alpert-i. Në vend që të ankoheni se keni humbur vetëm gjysmë kilogrami, duhet të vetëdijësoheni se ato janë treguesit më të mirë jetës suaj shëndetsore dhe mënyrës se si duhet të veproni.

    7. Meritoj një shpërblim

    Të kërkoni arsyetim për kaloritë e panevojshme, është vetëm një hap larg kënaqësisë me to përditë. Një ditë do të thoni se po e shpërbleni veten, tjetrën ditë do të thoni se keni lakmuar, ditën e tretë do të thoni se jeni në një shoqëri të mirë, dhe kështu derisa kjo të bëhet mik i përhershëm i tavolinës suaj.

    Në vend të kësaj, thoni më mirë: “Dita qe e mirë dhe nuk do ta prish me një cokolladë në fund të saj.”

    8. E lëshova sot, por prej nesër do të kujdesem përsëri

    Sipas psikiatërve, për dietën momenti më i keq është identifikimi m ditën. Pas një pjese torte, njerëzit beesojnë se u ka ikur e tërë dita dhe dieta është prishur, prandaj marrin edhe një.

    Kështu e nesërmja që do t’i fshijë kaloritë me gomë nuk vjen kurrë. Ekspertët rekomandojnë që momentet e ëmbla të dobësisë të lihen në ditën kur kanë ndodhur. Me fjalë të tjera, nëse ditën keni ngrënë dicka që s’duhej, në mbrëmje pakësojini kaloritë që merrni.

    9. Kësaj jave nuk jam dobësuar aspak

    Nëse shigjeta e peshojës në mënyrë dëshpëruese ngec për një kohë, kjo nuk do të thotë se trupi juaj nuk po kënaqet në ndryshimet pozitive shëndetësore. Dobësimi është vetëm një prej treguesve të një cilësie më të lartë jetësore, kështu që udhëheqja vetëm nga ideja e kilogramëve është e gabuar dhe paraqet moskuptimin e procesit në tërësi. Lëreni metabolizmin ta bëjë të veten dhe përmbajuni shprehive që ju bëjnë të lumtur dhe të kënaqur.

    10. Do të filloj të dobësohem prej të hënës

    “E hëna” është vetëm relativizim i qëllimshëm i kohës kur pranoni se keni një problem të cilin nuk dëshironi ta zgjidhni. Edhe më keq, nëse nga kjo ditë e caktuar nuk filloni me procesin e dobësi,it, i dërgoni trurit një mesazh se koha ideale për relizimin e planit ka kaluar dhe se rezultati do të presë akoma.

    Në fund, kjo ndikon në dëshirën de përkushtimin tuaj ndaj qëllimit. Përderisa synoni ta zini në kurth mbipeshën tuaj, duhet të veproni në cast. Për shembull, nëse ky tekst ju nxit të shkoni në ushtrime, përgatiteni menjëherë torbën dhe nisuni! /kosovarja.ch/

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...